E Shtunë, 31 Tetor 2026

I sëmuri mendor, kërcënon qytetarët me thika

Një i sëmurë me probleme mendore ka rrezikuar
seriozisht banorët e Kukësit. Burime
zyrtare nga policia e qarkut bënë të ditur se
Ramadan Allaraj, 55 vjeç, i njohur si person me
probleme mendore, dje, rreth orës 11:30, i veshur
si polic, ka kërcënuar me thika në mes të pazarit
të qytetit, kalimtarët dhe tregtarët që ndodheshin
në atë moment. Ai ishte nisur në mëngjes nga
fshati i tij Topojan, rreth 40 kilometra larg qytetit,
i veshur me peliçe ushtarake, këmishë që imiton
atë të policisë, si dhe helmetë metalike në kokë.
Mësohet se dëshmitarët kanë njoftuar policinë
dhe fatmirësisht një patrullë e seksionit të qarkullimit
rrugor ka qenë afër vendit të ngjarjes,
duke orientuar trafi kun e rënduar në këtë zonë
të qytetit të Kukësit. Efektivët kanë neutralizuar
Allarajn në një nga rrugicat e qytetit, dhe vetëm
pas disa minutash një grup i gatshëm i ardhur
nga komisariati ka arritur ta çarmatosë dhe më
pas ta shoqërojnë për në polici, duke shmangur
një tragjedi të sigurt. Fillimisht 55-vjeçari është
shoqëruar për në komisariat, ku është mbajtur
shumë pak dhe më pas është dërguar për vizitë
në spitalin e Kukësit. Mësohet se burri është
dërguar për kurim më të specializuar në spitalin
e Shkodrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›