Vrau 12 vjet më parë, 20 vjet burg për të riun nga Patosi
Ka vrarë një bashkëqytetar 12
vjet më parë, shpallet fajtor
dhe dënohet me 20 vjet burg.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit
ka dhënë dje vendimin për Elvison
Dimo, i cili akuzohej për veprën
penale "vrasje me paramendim"
dhe "armëmbajtje pa leje". Dimo
është shpallur fajtor për vrasjen e
një bashkëqytetari në vitin 1997.
Kryesuesja e seancës, gjyqtarja
Nafi je Curri, ka dhënë dënimin,
mbështetur dhe nga anëtarët e
trupit gjykues, Alfred Konomi
dhe Piro Sota. Ngjarja për të cilën
u akuzua dhe u dënua i riu nga
Patosi është shënuar në vitin
1997, ku Dimo ka vrarë me paramendim,
Sabri Bregasi. Afërsisht 2
vjet më vonë pas ngjarjes, çështja
u pezullua për mungesë provash
dhe vetëm në vitin 2006 dosja u
rihap pasi dolën në dritë fakte të
reja, të cilat çuan në prangosjen
e të riut dhe shpalljen fajtor për
vrasjen e bashkëqytetarit.
Familja e të pandehurit edhe
viktima banuese në Patos kanë
pasur njohje familjare dhe hyrjedalje
mes tyre. Në vitet 1990, një
pjesë e tyre kanë emigruar për
në shtetin grek, ku kanë punuar
dhe jetuar në një komunitet të
përbashkët. Mes viteve 1993-1994
viktima Sabri Bregasi i ka marrë
një hua prej 2 mijë dollarësh vëllait
të autorit të vrasjes, duke i
premtuar se do t‘ia kthente shumë
shpejt, gjë që nuk ndodhi. Me këtë
sasi parash, viktima kthehet në Patos
dhe i depoziton ato me përqindje
tek një person tjetër, i cili
kishte biznes, por që pas pak kohësh
falimentoi. Pas kësaj lindën
kontradiktat mes dy familjeve, të
cilat çuan në ekzekutimin e Sabri
Bregasit me armë kallashnikovi
nga Elvison Dimo. Nga ekspertiza
mësohet se në trupin e viktimës
janë vërejtur 16 plagë, mes tyre 8
hyrëse dhe 8 dalëse. Elvison Dimo,
u mbrojt në këtë seancë gjyqësore
nga avokat Gëzim Hajderaj, i cili
ka kërkuar pafajësi për klientin,
ndërsa prokurori i çështjes Bledar
Bejko, ka paraqitur prova dhe
fakte që kanë vërtetuar autorësinë
e ngjarjes dhe kanë bërë që i riu
Dimo të shpallej fajtor për vrasje.
vjet më parë, shpallet fajtor
dhe dënohet me 20 vjet burg.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Fierit
ka dhënë dje vendimin për Elvison
Dimo, i cili akuzohej për veprën
penale "vrasje me paramendim"
dhe "armëmbajtje pa leje". Dimo
është shpallur fajtor për vrasjen e
një bashkëqytetari në vitin 1997.
Kryesuesja e seancës, gjyqtarja
Nafi je Curri, ka dhënë dënimin,
mbështetur dhe nga anëtarët e
trupit gjykues, Alfred Konomi
dhe Piro Sota. Ngjarja për të cilën
u akuzua dhe u dënua i riu nga
Patosi është shënuar në vitin
1997, ku Dimo ka vrarë me paramendim,
Sabri Bregasi. Afërsisht 2
vjet më vonë pas ngjarjes, çështja
u pezullua për mungesë provash
dhe vetëm në vitin 2006 dosja u
rihap pasi dolën në dritë fakte të
reja, të cilat çuan në prangosjen
e të riut dhe shpalljen fajtor për
vrasjen e bashkëqytetarit.
Familja e të pandehurit edhe
viktima banuese në Patos kanë
pasur njohje familjare dhe hyrjedalje
mes tyre. Në vitet 1990, një
pjesë e tyre kanë emigruar për
në shtetin grek, ku kanë punuar
dhe jetuar në një komunitet të
përbashkët. Mes viteve 1993-1994
viktima Sabri Bregasi i ka marrë
një hua prej 2 mijë dollarësh vëllait
të autorit të vrasjes, duke i
premtuar se do t‘ia kthente shumë
shpejt, gjë që nuk ndodhi. Me këtë
sasi parash, viktima kthehet në Patos
dhe i depoziton ato me përqindje
tek një person tjetër, i cili
kishte biznes, por që pas pak kohësh
falimentoi. Pas kësaj lindën
kontradiktat mes dy familjeve, të
cilat çuan në ekzekutimin e Sabri
Bregasit me armë kallashnikovi
nga Elvison Dimo. Nga ekspertiza
mësohet se në trupin e viktimës
janë vërejtur 16 plagë, mes tyre 8
hyrëse dhe 8 dalëse. Elvison Dimo,
u mbrojt në këtë seancë gjyqësore
nga avokat Gëzim Hajderaj, i cili
ka kërkuar pafajësi për klientin,
ndërsa prokurori i çështjes Bledar
Bejko, ka paraqitur prova dhe
fakte që kanë vërtetuar autorësinë
e ngjarjes dhe kanë bërë që i riu
Dimo të shpallej fajtor për vrasje.