E Shtunë, 31 Tetor 2026

Radovan Karaxhic - nje kujtim nga Bosnja

Idro Seferi

Nje burre therret te birin per te zbritur nga malet. 'Eja te serbet, mos u frikesoni...' bertet burri zeshem, Ramo Osmanovici, i lodhur nga tere marrezia ballkanase dhe perpjekjet e tij te fundit per te shpetuar jeten. Ai dhe i biri i tij nuk jane gjetur kurre, ndonese ishin filmuar nga nje kameraman ne minutat e tyre te fundit. Ata jane vrare per shkak te perkatesise se tyre, nje gjeje koti. Kjo pamje eshte nje kujtim qe percjelle te gjithe ate stres qe kishte ndodhur ne Srebrenicen e vitit 1995, ne ate korrik te kobshem, kur qyteza e argjendit ishte shnderruar ne nje perbindesh. Shume vite me vone, njerezit nuk kane c'te rrefejne tjeter. Ketu ka qene kodra kur na hodhen ndihma nga aeroplanet, atje jane vrare fqinjet tane, ketu ka vdekur burri, eshte masakruar djali, nipi dhe te gjithe qe kemi pasur... Rrefimet e ketyre njerezve nuk permbajne me dite festash, ditelindjesh, martesash dhe ata duken sikur kane harruar kur kane qene te qeshur heren e fundit. Bosnja dhe Hercegovina, nje shtet i krijuar nga myslimanet, katoliket kroat dhe serbet ka qene zona ku per kater vjet lufte nuk kane mbetur shume te gjalle. Ne kerkim te nje dosjeje te re, nje jete normale kam qene shume here atje dhe jam munduar te shkruaj. Por, njeriu ndonjehere mpihet dhe kujtesa nuk funksionon si duhet apo truri i nje njeriu nuk mund te imagjinoj nje gje te tille qe ka ndodhur, per aq pak kohe, ne vigjilje te nje shekulli te ri, qe do te quhej shekulli i demokracise dhe paqes ne bote. Kam qene femije, kur shikoja luften ne Bosnje dhe njerezit e vrare dhe te qelbur. Ka pasur shume kohe qe nuk kam mundur te flija nga keto 'seriale' qe vinin nga fqinjet ne shtetin e njejte. Pazari ne Sarajeve, masakra te vazhdueshme dhe pamje frikesuese. Por, kurre nuk kuptohet ajo qe ke pare ne nje vend te tille permes aparatit televiziv dhe asaj qe ne te vertete njerezit rrefejne dhe thone. 'Kemi jetuar mire dhe ne nuk jemi dalluar aq shume', thote njera nga grate, e cila kishte humbur tere familjen. Varrtaret dhe ekspertet ende rremihin eshtra dhe nje pjese e tyre kane bere vite ne kerkim te gjurmeve. Kane qene mbi 13 mije viktima ne nje qyteze, qe eshte pushkatuar dhe jeton vetem ne kujtime. Duke kerkuar te dhena per Bosnjen, shikoj shume filma dhe video te hedhura ne internet dhe te huazuara nga njerezit. Bekime kishtare, ekzekutime klasike, shfryrje, shuarje shpresash dhe mllef. Nura Catic, nje grua qe ka percjelle djalin e saj ne rrugen e saj te fundit, me tregon per jeten dhe kthimin ne qyteze. Aty jane kthyer per te jetuar me shpirtrat e njerezve te tyre dhe per te vazhduar ditet e shpreses, premtimet qe ia kishin dhene njeri-tjetrit ne ndarjen e fundit, per ditet qe do te vinin pas, per lumturine dhe takimet ne zonat e lira. Por, ato nuk kishin ndodhur kurre. Srebrenica dhe Bosnja jane varrosur per se gjalli. Kjo ka ndodhur nuk eshte nje rrefim i trilluar, as nje legjende. Njerezit jetojne te ndare, ndonese ndonjehere detyrohen te ngrene doren dhe te pershendeten.

Duke pare gjykimin e Vojisllav Sheshelit, kreut te Partise Radikale te Serbise dhe rrefimet e te mbijetuarve me kujtohen te gjitha ato skena qe i kam pare ne ore te tera xhirimesh dhe nen nje ngufatje ajri mbyllem ne vetvete dhe filloj te mendoj per njerezit qe i kane shtyre te kryejne gjera te tilla. 'Kur njeriu e vret nje pule, ndjehet aq keq sa nuk mund ta imagjinoj', thote nje tjeter grua e mbijetuar. Eshte fat te jesh mashkull, i lindur ne Srebrenice, mysliman dhe te jesh gjalle. Ata njerez kane kuptuar jeten ne hollesi dhe nuk u duhen me misteret per te jetuar si te mbijetuar te nje bote qe nuk do te donin kurre t'i takonin. Pyes nese kane pare ndonjehere gjeneralin Ratko Mladic dhe liderin e serbeve te Bosnjes, Radovan Karaxhic. Ata kane qene shume kohe aty dhe viktimat ishin vrare nen premtimin e bashkesise nderkombetare. Me kujtohen edhe festat e ushtareve holandeze ne Zagreb, te cilet te shfrenuar hidhnin valle per fatin e tyre dhe jetet e shpetuara. Ndoshta ne ndonje ngrysje fytyre duke kujtuar ata qe kishin lene ne bese.

Tribunali per Krime Lufte i ish-Jugosllavise ka kerkuar per shume kohe keta dy njerez nder mbi 40 te tjere qe tashme jane derguar ne Hage. Por, Serbia kishte rrudhur krahet vazhdimisht per ate qe kishte ndodhur ne shenj mohimi se te akuzuarit mund te gjendeshin brenda territorit te ketij shteti. Nje lajm i hidhur dhe i mire per kete komb. Nje pjese e te rinjve kane protestuar lehtesisht rrugeve te Beogradit. Megjithate ky veprim mund t'u sjelle nje jete te re dhe serbet jane vetem pak hapa larg statusit te kandidatit per Bashkimin Evropian. Por, Bosnja tashme eshte krijuar si nje shtet i cuditshem, pakurrizor dhe njerezit nuk kane arritur dhe mbase nuk do t'ia dalin kurre te fshijne kujtimet e tyre. Ndoshta kam qene i padrejte, por shpesh jam gezuar kur Haga, e tille sic eshte, ka shqiptuar denime. Kujtesa per Bosnjen me han dhe mendoj vetem per tmerrin, per njerezit e vrare dhe per ata qe nuk kane pasur faj. Nuk mund ta besoje se njerezit e tille, te cilit do komb, mund te shfajesohen lehtesisht dhe te shpallen heronj. Ballkanasit duhet ti kerkojne falje se pari vetvetes dhe te fillojne nje jete te re. Kjo shfaqje eshte dashur te mbaroj prej kohesh, pa duartrokitje. Thjesht me duket sikur se Ramo me therret per kete cdo nate.

TELEGRAF


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›