E Diel, 1 Nëntor 2026

Statusi Topi Problemet i kemi vete nuk na e ka fajin Europa

Presidenti i Republikes se Shqiperise Bamir Topi uron shqiptaret per liberalizimin e vizave dhe leshon apel ndaj klases politike


Problemet i kemi ne vete e nuk na e ka fajin Europa. Duhet te kapercejme interesat politike e te tregojme pergjegjshmeri


TIRAN - Presidenti i Republikes Bamir Topi deklaroi dje se vendimin per levizjen e lire si nje nxitje per te vazhduar me tej e per tu permiresuar jo vetem ne angazhimet e marra me faktoret nderkombetare por edhe ne zbatim te kontrates sociale me qytetaret.


Atehere le ta kapim kete moment te arte duke kapercyer cdo ndasi keqkuptim apo interes thjesht politik. Keto jane pengesa qe gjenden brenda nesh e qe na frenojne te perparojme me tej drejt Europes.


Problemet i kemi ne vete e nuk na e ka fajin Europa. Duhet te kapercejme interesat politike e te tregojme pergjegjshmeri ndaj qytetareve - eshte shprehur Presidenti Topi ne komunikimin e djeshem per mediat nga Presidenca me rastin e vendimit te BE-se per liberalizimin e vizave.


Ndersa ne nje interviste te dhene pak kohe me pas kreu i larte i shtetit analizon situaten politike ne vend dhe flet per ndjesite e para ne lidhje me kete proces kaq te rendesishem dhe te pritur nga shqiptaret.


Ne fakt cili eshte komenti dhe ndjesia juaj e pare ne lidhje me kete proces kaq te rendesishem dhe kaq te pritur nga shqiptaret


Besoj qe publikisht e them ketu ne televizionin tuaj por do te jete edhe pjese e nje mesazhi per publikun qe per mua personalisht dhe per shume te tjere eshte ngjarja e trete historike ne historine e kombit shqiptar se pari pavaresia e Shqiperise se dyti rrezimi i komunizmit dhe se treti rrezimi i mureve.


Besoj eshte nje moment i jashtezakonshem i shumepritur dhe me te drejte cdo shqiptar sot ka te drejte ta festoje ta gezoje. Une besoj qe pavaresisht nga elemente te tjere te diskutimeve sot ky eshte dominanti per Shqiperine dhe shqiptaret. Duhet te flasim besoj vetem per kete dhe ta gezojme kete eveniment te jashtezakonshem qe eshte dhe do te mbetet i memorizuar ne historine e kombit.


Cilet jane hapat qe e presin Shqiperine dhe ato kritere qe ajo duhet te plotesoje me pas


Vjen e nesermja dhe te mos shkaktojme eufori ne fakt ne lidhje me kete te sotmen ndonese duhet festuar dhe jam dakord me mendimin tuaj zoti President.
Pse ju mendoni se e sotmja erdhi ne menyre te papritur


Patjeter qe dita e sotme erdhi si rezultat i mjaft proceseve qe une do ti konsideroja me te vertete procese te nje evolucioni te thelle qe ka te beje me politiken shqiptare me jeten e institucioneve te Shqiperise por besoj edhe me nje maturitet te jashtezakonshem te shoqerise shqiptare ne vite.


Ne jemi pjese e historise se Shqiperise te gjithe pa perjashtim e jetojme kete histori cdo dite dhe ndoshta ndryshimi per secilin nga ne vjen ne menyre te pakuptueshme. Por kur ben nje bilanc te viteve te cilat ne kemi kaluar mjafton ti referohesh memories fotografike apo filmike do te shohesh qe 20 vjet Shqiperia ka ndryshuar ne menyre te jashtezakonshme.


Keshtu qe dita e sotme eshte pjese e nje evolucioni sikurse e thashe qe vertete perben ne vetvete nje revolucion por e nesermja patjeter eshte pjese e nje evolucioni te ri ne vazhdim qe do te sjelle ne nje te ardhme jo te larget edhe ate gezim te natyrshem qe do te vije edhe per integrimin e Shqiperise me te drejta te plota ne Bashkimin Europian.

Cili eshte mesazhi juaj per politiken shqiptare ne kete dite gezimi


Mesazhi eshte pikerisht ai qe une jap ne radhe te pare per qytetarin sepse edhe politika edhe partite politike jane ekstrakte te mendimit qytetar.


Keshtu qe kur une jap nje mesazh per qytetaret natyrisht qe kam dhene mesazh edhe per partite politike. Besoj qe dita e sotme duhet te jape mundesine qe te rrisin me shume sensin e mirekuptimit te dialogut. Se paku dita e sotme duhet te jete nje dite feste.


Neser rifillon serish debati politik qe eshte detyre e partive politike. Do te jepen mesazhe patjeter ne vazhdimesi edhe nga perfaqesuesit e institucioneve por deshiroj te mos jem inflacionist ne kerkesen time qe lereni diten e sotme ky eshte apeli im per te gjithe te jete nje dite gezimi nje dite feste dhe pastaj jeta do te vazhdoje ne menyre normale.


Apeli im eshte ky partite politike institucionet duhet te japin nje shembull ne menyre qe edhe qytetaret ta respektojne kete vendim te vendeve te Bashkimit Europian sepse vertet jepet mundesia per te levizur por besoj qe nuk jemi i vetmi vend qe kemi kete eksperience.


Vendet e tjera e kane pasur perpara nesh. Serioziteti korrektesia per ta shfrytezuar kete akses per te hyre ne Bashkimin Europian do ti jape me shume premisa Shqiperise per te marre me shume pike edhe per statusin e integrimit ne Bashkimin Europian. Pra gjerat po ndertohen hap pas hapi. Ky eshte detyrimi i partive politike i institucioneve...


Megjithate duket se politika nuk po e jep kete shembull te mire zoti President...
Une mos mendoni se nuk kam dhene mesazhe per politiken. Kam dhene mesazhe te herepashershme dhe deshiroj tju them se mbetem i perkushtuar per te dhene mesazhe per sa i perket kesaj zyre ketij institucioni.


Sigurisht qe nuk mundem te interferoj ne vullnetet e partive politike. Jane ata qe jane interprete te vullnetit te njerezve qe i kane votuar jane ata qe marrin vendime.


Sigurisht Presidenti qendron mbi palet midis paleve kur kerkohet por gjithsesi vullnetet politike shprehen ne Parlament aty ku konsiderohet institucioni i sovranit. Atje projektohen vullnetet politike atje miratohen ligje atje miratohen rezoluta atje ndertohen institucione.


Por dita e sotme duhet ti jape me shume predispozicon me shume motivim aktoreve te politikes qe gjerat e rendesishme qe jane dhe ne filozofine e ndertimit te Unionit Europian te jene mbi bazen e nje koherence kur duhet dhe te nje debati atehere kur duhet sepse jo gjithcka sot mendoj qe realizohet me nje debat pa fund ka debat nuk ka demokraci pa debat. Por ne cdo lloj demokracie ka dhe nje produkt qe vjen nga debati.


Qytetaret arriten me sukses liberalizimin e vizave. Politika deshtoi ne statusin e vendit kandidat
Sot rrezohet statusi i vendit kandidat


Sot Komisioni Europian do te publikoje raportin e progresit per vendin tone. Publikimi i ketij raporti do te shoqerohet edhe me dhenien e nje pergjigje per opinionin mbi statusin e vendit kandidat per ne Bashkimin Europian mbi Shqiperine. Nga te gjitha analizat dhe deklarimet e nderkombetareve eshte lene te kuptohet se Shqiperia nuk do te mund te marre statusin e vendit kandidat.


Qendrimet e zyrtareve te larte dhe kritikat e nderkombetareve lidhen kryesisht me situaten politike dhe mosarritjen e zgjidhjes se krizes qe po vijon prej zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit 2009. Krahas ceshtjes politike qeveria shqiptare do te kritikohet ne punen e saj edhe per luften e kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit si dhe moszbatimin e disa reformave jetike per vendin kryesisht ne sistemin gjyqesor.


Nga ana tjeter edhe vete qeveria ka parashikuar se nuk do te marre statusin e vendit kandidat. Ne projektbuxhetin per vitin 2011 qeveria ka parashikuar qe statusi i vendit kandidat duhet te merret brenda vitit 2011. Pra qeveria ka planifikuar edhe fondet perkatese per te plotesuar kushtet dhe per te lobuar per marrjen e ketij statusi vitin e ardhshem.


Edhe komisionerja Sesilia Malmstrom e ka paralajmeruar mohimin e statusit te vendit kandidat duke shpjeguar se liberalizimi i vizave ka ardhur per qytetaret shqiptare. Sipas saj politika ka ende shume pune per te bere per te arritur statusin e vendit kandidat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›