Statusi kandidat, Sanino: Vazhdoni reformat, 2012-ta vit i rëndësishëm për Shqipërinë
Tiranë- Duhet të vazhdohet në rrugën e reformave pasi ky është një vit i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë. Kështu është shprehur sot Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në KE gjatë takimit me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinaston.
Vlerësoj dialogun. Ka ndodhur emërimi i Avokatit të Popullit, i pranuar nga të gjitha palët, ishte një proces transparent. Ka filluar dialogu për reformën zgjedhore dhe për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Duhet të vazhdohet në këtë rrugë, të ruani ritmin e reformave, është një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj në Europë- tha Sanino.
Sipas Saninos integrimi i vendit varet nga bashkëpunimi mes palëve dhe ndërmarja e një procesi gjithëpërfshirës.
Procesi i integrimit do jetë një proces gjithëpërfshirës që kërkon përfshirjen e të gjitha forcave politike, sepse vetëm kështu mund të ecet përpara- shtoi më tej ai.
Nga ana tjetër kreu i diplomacisë shqiptare, Haxhinasto deklaroi se kushtet e BE-së janë axhenda kryesore e Shqipërisë.
Plotësimi atyre detyrimeve të vendosura nga BE është axhenda kryesore para nesh, shikojmë që ka zhvillime pozitive sidomos në nisjen e punës për reformës zgjedhore. Është e rëndësishme që ky proces të vazhdojë- u shpreh Haxhinasto.
Drejtori i Përgjithshëm i Zgjerimit në Komisionin Europian, Stefano Sanino po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë me zyrtarë të shtetit shqiptar, ku në qëndër të bisedimeve do të jetë përmbushja e 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Shkrime të tjera me interes:
- BE ngel Shqipërinë. Nuk merret statusi kandidat Bruksel – Shqipëria ka dështuar në marrjen e statusit të...
- Statusi kandidat, në pranverë? Sequi: Varet nga vullneti dhe impenjimi Tiranë- Marrja e statusit kandidat këtë pranverë për në BE...
- Serbia në BE, Fyle: Në mars statusi kandidat, nëse zbaton dialogun me Kosovën Bruksel- Serbia mund të marrë statusin kandidat për në Bashkimin...