E Diel, 1 Nëntor 2026

Statutet e Drishtit rrëmbejnë çmimin e bibliofilisë Lumo Skëndo

Tiranë, 8 Qershor, NOA Vepra Statutet e Drishtit, i vetmi i zbuluar në bregdetin e Adriatikut dhe botimi i plotë i dorëshkrimit të rrallë të vitit 1468, që përmbledh statutet e kapitullit të kishave dhe katedrales së Drishtit që vlenin për funksionimin e vetë qytetit, u nderua sot me çmimin kombëtar të bibliofilisë Lumo Skëndo.

Kjo vepër, dorëshkrimi origjinal i të cilës ruhet në bibliotekën mbretërore të Danimarkës, është përmbledhur nga dy studiuesit Musa Ahmeti dhe Etleva Lala dhe botuar nga shtëpia botuese Ombra GVG.

Në të katërtin vit të dhënies së këtij çmimi tradite që mban emrin e mendimtarit të rrallë shqiptar Mithat Frashëri, dhe themeluesit të bibliofilisë shqiptare, ministri i Kulturës Ferdinand Xhaferraj theksoi se ky çmim para së gjithash i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale.

Ky çmim i përvitshëm, i vetmi në llojin e tij në vendin tonë, synon të promovoje dhe nxisë cilësinë në fushën e editorisë për tiu dedikuar veçanërisht përkrahjes së prirjeve moderne, emancipuese dhe estetike të botuesve shqiptarë, nënvizoi ministri i Kulturës gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit të bibliofilisë.

Më tej Xhaferraj shtoi se krijimi i standardeve dhe ruajtja e traditës është një sfidë që i vihet përpara institucioneve shtetërore, krijuesve, intelektualëve, grupeve të interesit dhe krejt shoqërisë shqiptare, e në këtë kontekst, Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë Lumo Skëndo, përbën një vlerë si në promovimin e risive të arritura në lëmin e botimeve, ashtu edhe në përkujdesjen ndaj kujtesës kombëtare.

Vepra Statutet e Drishtit u përzgjodh si fituesja e çmimit Lumo Skëndo ndërmjet botimesh të tjera serioze të vitit 2009, si Albumi Shima i botuar nga Toena; Komedia Hyjnore e Dante Aligerit botuar nga Argeta LMG; Fati i Shqiperise i Lumo Skëndos botuar nga Belina; Kristoforidhi Bibla; Pylli i Mrekudhive botuar nga Edu Alba si dhe Mjeda i Mentor çukut.

mit/NOA var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›