E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon familjen e poetit Ndoc Gjetja

Presidenti Bamir Topi i ka dërguar një mesazh familjes Gjetja ku shprehen ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të poetit Ndoc Gjetja.
"Me hidhërim të thellë mësova lajmin për ndarjen e parakohshme të njeriut tuaj të shtrenjtë e të pazëvendësueshëm, të poetit të shquar Ndoc Gjetja. Mjeshtri i fjalës poetike, i ndjenjave të epërme njerëzore, i dashurisë dhe dhimbjes do të mbetet përjetësisht i nderuar në panteonin e kulturës shqiptare, do të frymëzojë brezat e ardhshëm të poetëve shqiptarë e do t'i ushqejë me dashurinë për fjalën e vërtetë e të bukur shqipe" thuhet në mesazhin e presidentit Topi.
Më tej presidenti Topi thekson se ndan me ta dhimbjen për humbjen e madhe të njeriut, poetit e shkrimtarit erudit, këtij personaliteti me vlera të jashtëzakonshme humane dhe intelektuale.
"Jam i bindur se të gjithë lexuesit shqiptarë dhe admiruesit e poezisë së tij do t'i mbeten përjetësisht mirënjohës Ndoc Gjetjes për shpirtin, talentin, thjeshtësinë, fuqinë e mendimit e modelin njerëzor që ofroi në përballimin e sfidave të jetës" përfundon mesazhi i kreut të shtetit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›