Statuti i LDK-së, i ngjashëm me të partisë së Tadiqit

Koha Ditore ka siguruar një dokument në të cilin anëtarë të LDK-së kanë bërë krahasime të statutit të LDK-së dhe statutit të partisë së Tadiqit. Në krahasimin e bërë del se neni 8, 13, 15, 17, 19, 26, dhe 51 të cilat nene rregullojnë detyrat dhe përgjegjësitë e kryetarit të partisë janë marrë nga statuti i partisë së presidentit Tadiq.
Në dokumentin krahasues thuhet se “nene të tëra të propozimstatutit të LDK-së që është promovuar nga Isa Mustafa dhe ekipi i tij për hartimin e statutit të ri, në xhiron e takimeve me degët gjatë dhjetëditëshit të kaluar, janë marrë nga statuti i partisë së Tadiqit.
Këtu shquhen posaçërisht nenet 8, 13, 15, 17, 19, 26 dhe 51, të cilat rregullojnë kryesisht të drejtat dhe përgjegjësitë e anëtarit të LDK-së, përgjegjësitë e kryetarit të LDK-së, si dhe definojnë listën e rregulloreve të punës që duhet të nxjerrin organet e partisë”. (Indeksonline)