E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përpjekja për Fusnotë

Lehtësuesi europian, Robert Cooper arrin sot në Prishtinë, pas vizitës që i ka bërë Beogradit. Ai po përpiqet t’i shtyjë palët që të arrijnë marrëveshje rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës. Serbia po insiston që kjo të bëhet përmes Rezolutës 1244, derisa pala kosovare preferon që një gjë e tillë të ndodhë pa paragjykuar statusin.

Lehtësuesi europian, Robert Cooper ka qëndruar të mërkurën në Beograd për t’u dhënë shtytje përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës.

Britaniku ka takuar atje negociatorin Borko Stefanovic, derisa të enjten pritet të qëndrojë në Prishtinë për të marrë edhe qëndrimet e palës kosovare rreth kësaj çështjeje.

Marrëveshja për përfaqësimin rajonal është kyçe në përparimin e Serbisë drejt Bashkimit Europian pasi vendet anëtare tashmë kanë kushtëzuar Beogradin që të gjejë gjuhën e përbashkët me Kosovën rreth kësaj çështjeje.

Bashkimi Europian pritet ta thotë fjalën e vet rreth kandidaturës së Serbisë më 27 shkurt.

E deri atëherë, ndërmjetësi Cooper do të provojë t’i bindë palët që të pajtohen rreth përfaqësimit të Kosovës në forume rajonale, ku e pranishme është edhe Serbia.

Shkrimin e plot mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›