E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi mbetet në Vjenë

Reshjet e mëdha të borës që kanë vazhduar gjatë tërë ditës së sotme, kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi si rrugor, po ashtu edhe ai ajror. Kjo ka bërë që edhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, të mos mund të vijë nga Vjena në Prishtinë. Për shkak të reshjeve të borës, avioni me të cilin do të duhej të udhëtonte kryeministri, ka anuluar fluturimin.

Edhe mbledhja e Qeverisë, e cila ishte paraparë mbahet sot në orën 15:00 është shtyrë për më vonë, njoftohet nga Zyra për informim e Qeverisë së Kosovës, pa dhënë ndonjë sqarim tjetër.

Për anulimin e fluturimit të avionit nga Vjena për në Prishtinë, me të cilin do të duhej të udhëtonte kryeministri Thaçi, e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zyra për informim e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Sipas kësaj zyre fluturimi i “Austrian Airlines”, i cili ishte planifikuar të aterojë në aeroport në orën 12:30 është anuluar për shkak të kohës së vështirë.

Ndryshe kryeministri Thaçi ndodhet që dy në Vjenë, pasi që dje ka marrë pjesë në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, ku është diskutuar për përmbylljen e procesit të pavarësisë së mbikëqyrur të vendit. /Kosovapress/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›