E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti kërkon Rajt-Filips

Në pritje të Robinjos nga Reali i Madridit dhe pas huazimit të Shevcekos te Milani, Celsi është duke menduar edhe largimin e Shaun Rajt-Filipsit. Anësori 26 vjec është në fokusin e Mancester Sitit, që sipas "Guardian" ka bërë edhe një ofertë prej 13 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit. Skuadra e Luis Felipe Skolarit është e gatshme ta pranojë propozimin, por lojtari ende nuk ka dhënë shenjë për t'u rikthyer te klubi nga i cili ishte larguar tre vjet më parë.
Për Sitin do të bëhej fjalë për blerjen e katërt të rëndësishme gjatë merkatos verore. Në dy ndeshjet e parë të Premier Ligës, Mancester Siti ka arritur një fitore me Portsmuthin e një barazim me Njukasëllin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›