E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marseja, homazhe dhe kualifikim

Një kualifikim në zi. Marseja e Lorik Canës, falë edhe fitores në transfertë (0-1) me Bran Bergenin, është shumë pranë kalimit në fazën e grupeve, midis 16 më të mirave të kontinentit.
Por, përballja e së mërkurës në "Velodrome", do të ketë një sfond të trishtueshëm. Një minutë heshtje përpara shkelmimit të topit në ndeshjen e kthimit të turit të tretë eliminator të Ligës së Kampioneve, Marsejë-Bergen, si homazh për dy tifozët e klubit francez të vdekur gjatë një aksidenti të shtunën e kaluar.
Në "zi" do të jetë edhe stadiumi, pasi do të ketë një tapet të zi të shtruar, por dhe banderola me dedikime të vecanta për të kujtuar dy tifozët e grupit të famshëm "Marseja, shumë e fuqishme".
Në mbledhjen ku u morr ky vendim ishte edhe kapiteni i Marsejës, Lorik Cana, së bashku me presidentin Pape Diuf, trajnerin Erik Gerets, drejtorin sportiv Zhoze Anigo dhe përfaqësues të grupeve të ndryshme të tifozëve.
"Ne do të japim maksimumin në fushë për ta. Na duket sikur kemi humbur dy lojtarë", - tha trajneri Erik Gerets, duke shprehur keqardhjen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›