Stefa: Rama po ben ufte qe te mbetemni ne opozite
Ish-deputetja socialiste, Rajmonda Stefa shprehet kunder bojkotit te Kuvendit, protestave, te cilat sipas saj nuk sjellin zgjedhje te parakohshme. Per te, zgjedhjet vijne vetem duke bllokuar Kuvendin, por dhe duke bindur Meten te terhiqet nga qeveria. Nderkohe Stefa nuk ia fal Rames lenien jashte listave per deputete te Nanos, kunder te cilit punoi ne 2005 qe te humbe PS e te merrte partine dhe pa te cilin, sipas saj s'fiton zgjedhjet e radhes.
Ngritja e Komisionit Hetimor per zgjedhjet, nuk po funksionon. Cili ishte shkaku i ketij ngerci qe po vijon?
Kesaj pyetjeje nuk mund t'i pergjigjesh shkurt e prere: Mazhoranca apo opozita. Analiza e asaj qe ka ndodhur ne zgjedhjet e 28 qershorit, duhet te filloje nga akordi i arritur midis dy forcave politike, per ndryshimet kushtetuese dhe me pas me hartimin e Kodit Zgjedhor. I cili u hartua ne menyre bipartizane nga te dyja forcat politike PD dhe PS. Pra ne nje fare menyre, te dy partite politike kane pergjegjesi per cka "gatuan" sebashku. Por sigurisht mazhoranca ka pergjegjesine ligjore dhe politike, si forca qeverisese per organizimin dhe zhvillimin e zgjedhjeve me standarde te kerkuara, per nje vend anetar te NATO-s, si dhe te nje vendi qe paraqiti kerkesen per te marre statusin e vendit kandidat ne BE. Qendrimi i PS pas dites se zgjedhjeve, (them pas dites se zgjedhjeve se ne kemi pare qe lideri i se majtes ne mbyllje te procesit te votimit, nxitoi te deklaronte se procesi i votimit kishte kaluar ne menyre te rregullt, nga mungesa e informacionit apo euforia e fitores se shumepritur prej tij), ishte i coroditur dhe i pa kalkuluar mire nga ata qe kishin marre persiper te drejtonin kete fushate. Si asnjehere me pare ne keto vite, PS nuk grumbulloi materiale dhe fakte ligjore per shkeljet qe ndodhen diten e zgjedhjeve si dhe gjate diteve te numerimit te tyre. Me pas kryetari i partise, i gjendur mes dilemes se zbatimit te statutit te partise dhe deshires per te cuar deri ne fund misionin e tij, krijoi alibine e tij per vjedhjen e votes, bojkotin e Kuvendit dhe hapjen e kutive te votimit. Gjithe kete kauze me se te drejte nuk e perdori ne funksion te PS, por ne funksion te rizgjedhjes se tij ne krye te partise, si dhe forcimit te pozites se tij duke mashtruar elektoratin me protesta per zgjedhje te parakohshme. Pra ky keqperdorim i kesaj kauze demtoi imazhin tone dhe pozicionoi palet ne qendrime ekstreme, deri sa perfundoi me ate seance te turpshme dhe u finalizua si gjithmone me forcen e kartonit. Grupi parlamentar i PS u gjet i papergatitur ne momentin e votimit, qe ta terhiqte nismen me heret kur pa qe PD nuk po leshonte ne kerkesat e saj per komisionin hetimor dhe mund te kursente pa lexuar disa nga hartim-diskutimet e parashkruara nga fabrika e ideve. Nga eksperienca ime modeste ne Parlament, asnjehere kompromisi nuk eshte arritur nga diskutimet e deputeteve ne salle, por nga negociata mes paleve nganjehere dhe te padukshme per publikun. Prandaj levizjet duheshin bere me pare pa pritur SMS e radhes dhe pa i dhene mundesine znj. Topalli ta keqperdori foltoren dhe mikrofonin e drejtueses se Parlamentit per propaganden e radhes se partise se saj. Dhe per ta mbyllur, do te thosha qe deshtoi funksionimi i demokracise ne Kuvendin e Shqiperise dhe si gjithmone, pasojat do t'i vuaje populli, ai eshte i humburi i madh.
Nderkombetaret kane deklaruar se dialogu i munguar politik, do te ndikoje ne procesin e vizave. Mendoni se PS ka pergjegjesine e saj ne kete proces?
Une kam ndjekur deklaraten e ambasadorit te OSCE-se, sipas te ciles Komisioni i ngritur ne menyre te njeanshme nga ana e mazhorances nuk eshte funksional, cka nenkupton qe PD nuk duhet t'i coje me tutje veprimet e saj dhe duhet t'i kthehet dialogut me opoziten, per te gjetur modalitetet e nevojshme, per ta bere Komisionin Hetimor funksional. Sigurisht cdo deshtim i mbarevajtjes se dialogut pozite-opozite per krizen politike ngarkon me pergjegjesi ne radhe te pare mazhorancen, por nuk perjashton ne kete kontekst edhe opoziten. Ne rastin konkret leshimin e ben ai qe ka ne dore te leshoje dhe sigurisht mazhoranca. Sepse opozita ka nje terheqje pas hyrjes ne Parlament nga kerkesat e saj fillestare. Kam degjuar z.Xhafaj qe deklaroi se ne jemi dakord te hapim ato kuti per te cilat nuk eshte shprehur Kolegji Zgjedhor. Por une do t'i thosha z.Xhafaj, perse duheshin 8 muaj rraskapitje per te mberritur te kjo kerkese, te cilen nuk e ndalon as ligji ekzistues per komisionet hetimore, apo ajo qe ka kerkuar z.Ruci per te hetuar materialet zgjedhore, te cilat ruhen per nje kohe te gjate dhe nuk asgjesohen si fletet e votimit pas perfundimit te procesit zgjedhor. Pra PS ka bere terheqje per kerkesat e saj fillestare gje qe tregon se Rama e perdori bojkotin per interesa personale, pasi ligji ekzistues nuk e ndalon plotesimin e kerkesave per te hetuar materialet zgjedhore, si dhe hetimin ne ato ZAZ per te cilat nuk ka nje vendim te Kolegjit Zgjedhor. Ky konkluzion vjen pas nje eksperience personale si anetare e komisionit hetimor ne vitin 2005. Edhe atehere eshte debatuar gjate per materialet zgjedhore dhe ne fund eshte marre vendim qe te hetoheshin ato materiale ne ato zona zgjedhore per te cilat nuk ishte shprehur Kolegji Zgjedhor. Materialet dhe raportimet e institucioneve, si dhe keqyrja e materialeve zgjedhore, ne te cilat kam qene prezent jane te fiksuara ne raportin e eksperteve dhe jane te ruajtura ne arkivin e Kuvendit. Nuk e ndalon askush grupin parlamentar te PS te kerkoje me nje kerkese nga administrata e Kuvendit, per t'i verifikuar praktikat e asaj periudhe.
PS ka paralajmeruar protesta deri ne largimin e qeverise, shperndarjen e Kuvendit dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Sa reale eshte nje kerkese e tille dhe si e parashikoni fundin e ketij aksioni politik?
Me vjen keq qe e deklaroj apo mendoj se, ky aksion politik nuk do te sjelle ate qe deshirojne socialistet e thjeshte (jo deputetet ), zgjedhjet e parakohshme. Me protestat e paralajmeruara PS nuk mund te largoje qeverine apo te sjelle shperndarjen e Parlamentit. E them kete duke pasur parasysh ndryshimet kushtetuese, te bera me 2008, kjo deshire e lidershipit te PS nuk mund te realizohet. E vetmja rruge per te realizuar zgjedhje te parakohshme ne menyre kushtetuese eshte prishja e koalicionit qeverises aktual PD-LSI, ne rruge parlamentare dhe jo ajo e protestes. Sigurisht edhe protestat jane mekanizma demokratike per te pershpejtuar procese qofte edhe ligjore, por kurrsesi mjeti per te realizuar rrezimin e qeverise dhe zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Keto zhvillime besoj qe vendi yne i ka te tejkaluara tashme. Gjithashtu vazhdimit te protestave ne kete periudhe, i mungon motivimi (pas futjes se grupit ne Parlament), gje e cila sherbente si nje fare garancie qe i jepte shprese elektoratit se me te vertete mund te realizoheshin zgjedhje te parakohshme. Pra, ne nje fare menyre socialistet e thjeshte ndihen te "tradhtuar" dhe te zhgenjyer nga lidershipi i tyre.
PS pritet te vendose ne Asamblene Kombetare ne fundjave, per qendrimin e metejshem politik. Qendrimi juaj ndaj bojkotit, qofte dhe me hyrje dalje ne Kuvend?
Ne Partine socialiste ka kohe qe nuk vendosin forumet e saj, por diktati i njeshit Ketu kam parasysh proceduren per perzgjedhjen e listes se deputeteve, (disa u importuan pertej oqeanit thua se u shuan socialistet brenda vendit) zhvillimi fushates elektorale, perqendrimi vetem tek kryetari pra u mitizua njeshi, mungesa e shpalljes ne publik e programit qeverises, (gje per te cilen u punua gjate), perplasje mes strukturave elektorale te krijuara rishtas me ato ekzistuese sa ndonje here kalonte ne grindje te pakuptimta, slogani tashme i deshtuar "Pertej te majtes dhe te djathtes", "politika e re" qe krijoi nje ndarje brezash, qe nuk kishte ndodhur me pare, fenomene qe duhen t'i nenshtrohen nje analize, por qe nuk ka vullnet per ta bere kete. Te shtunen ka nje njoftim ne media se do te mblidhet Asambleja per te vendosur nje qendrim te paravendosur nga kryetari. Si rregull ne PS ka qene qe mbledhjes se Asamblese i paraprinte me pergatitje te qendrimit te saj politik mbledhja e kryesise, por ka 6 muaj qe kjo kryesi nuk mblidhet. Nuk u mblodh as kur do te shkonin ne tryezen e Presidentit, te vendosur nga rezoluta e KiE. Ne kete rast kryetari parapelqeu te konsultohej me Ngjelen, Legisin dhe Veliajn dhe jo me kryesine qe e ka zgjedhur vete. Do te ishte fatale per PS, ne rast se do te vazhdohej me bojkotin e Kuvendit. Kjo jo vetem per te arritur hetimin e zgjedhjeve, por edhe per te kthyer vemendjen edhe nga zhvillimet e ardhshme politike, sic jane zgjedhjet vendore. Ne jemi kapur pas te shkuares dhe nuk po shikojme apo mendojme seriozisht per te ardhmen. PS ka paraqitur me 2008 nje plan me disa pika bashkepunimi per reformat e domosdoshme ne vend, sic ishte reforma e sistemit zgjedhor, reforma ne gjyqesor si dhe reforma administrative. Pra ndarja e re territoriale e njesive vendore, para zhvillimit te zgjedhjeve. Kjo do t'i jepte nje frymemarrje te re qeverisjes vendore me kapacitete menaxhuese e profesionale. Te gjithe jemi koshiente se kemi komuna me nje numer minimal banoresh, apo komuna qe realizojne zero te ardhura vendore, qe dhe pagat u mbulohen totalisht nga buxheti i shtetit per te mos thene qe ne keto territore ka mungese burimesh njerezore nga te dyja forcat politike, te afte per te drejtuar keto komunitete, pra do te rregulloheshin nje sere problemesh. Per sa thashe me siper, por dhe per te ndaluar kete qeverisje te papergjegjshme qe te vijoje te thelloje me shume varferine, krizen ekonomike qe me sa duket edhe vete qeveria po e pranon me ze (se me pare e thoshte nen ze), kur FMN dhe BB deklaruan se rritja ekonomike gjate 2009 nuk ishte dyshifrore, por sa gjysma e vitit 2008, kur inflacioni ka pesuar rritje gjate muajit shkurt, kur cmimet jane rritur dyfish e shume probleme te tjera qe populli pret nga opozita. Dhe kjo mund te behet vetem ne Parlament me te gjitha format e luftes parlamentare, deri ne bllokim te Kuvendit. Ne fund te fundit Kuvendi eshte fusha e betejes parlamentare
Vihet re qe Rama iu eshte drejtuar disa aleateve te majte, por dhe Ngjeles e Ndokes, ne perpjekje per te formatuar nje koalicion opozitar. Nderkohe qe vijojne tonet acaruese ndaj Nanos dhe Metes. Sa efektiv mund te jete nje front i majte, qe nuk ka brenda saj dhe Nanon e Meten?
Fronti opozitar qe Rama sajoi per transparencen e votes, kurrsesi nuk mund te zevendesoje frontin e te majtes se bashkuar. Fronti i sajuar nuk ka perfaqesim real ne popull , sepse ne tryezat e Rames ka dhe individe qe perfaqesojne vetem veten. Pra jane persona fizike dhe jo politike, jane gjenerale pa ushtare, nuk jane vlere e shtuar, por as vote e shtuar. Rama para se te ulet me Ngjelen e Ndoken, duhet te gjeje kohezionin brenda partise dhe grupit te saj parlamentar, sepse ne mendjen e Rames dhe atyre rreth tij, vazhdon fryma e perjashtimit te individeve qe kane punuar dhe perfaqesuar partine ne vite. Nuk ka nje platforme te qarte per bashkimin e gjithe PS. Nuk arrij te kuptoj qe nje kryetar qe merr si dhurate nje parti politike si PS, (qe eshte quajtur pasuri kombetare), te sillet me paraardhesin e tij ne menyre kaq denigruese dhe mosmirenjohese per ate pune te bere nga ky lider historike, qe e transformoi kete force politike nga nje parti komuniste, ne nje parti anetare te Internacionales Socialiste si dhe anetare te socialisteve evropiane. Nje sjellje te tille nuk e kemi verejtur ne asnje praktike te partive simotra. Por nuk eshte vetem sjellja e kryetarit aktual, por edhe e bashkepunetoreve ne vite te Nanos, qe nuk guxuan ta ndalonin apo t'i thoshin ne ate mbledhje kryesie ne mes te nates Rames se, ne kete liste mungon emri i Fatos Nanos dhe nuk mund te conte liste ne KQZ pa emrin e tij. Do t'ju kujtoja ketyre bashkepunetoreve te djeshem te Nanos dhe te sotem te Rames se mbase nuk keni marre nga Nano aq sa donit, por mos harroni se keni marre me shume se sa meritonit. Nano per kete parti beri 4 vite burg dhe me te mirat apo te keqijat e tij u mbajti 8 vjet ne pushtet kur Rama me te tjere benin perpjekje me "Mjaftin", apo aleatet te realizonin humbjen e PS ne 2005, per te larguar Nanon nga drejtimi i Partise. Ketyre kameleoneve dua t'i kujtoj nje thenie te Hegelit: "Nuk mund te ndertohet nje komunitet politik pa krijuar nje komunitet moral". Me vjen keq qe e them, por me mire gjerat t'i themi tani per te parandaluar nje humbje tjeter elektorale dhe shkaterrimin e PS- se pa arritur bashkimin e gjithe faktoreve brenda dhe jashte Partise Socialiste, si dhe rrugen e afrimit me LSI dhe pa ndryshuar Kodin elektoral aktual (Rama se permend fare kete fakt, gje qe tregon se do vazhdoje aventuren e tij), edhe zgjedhjet e ardhshme jane te rrezikuara. Kur permend gjithe faktoret kam parasysh Fatos Nanon, Rexhep Meidanin, si dhe jashte PS partine e krijuar PSV '91qe Rama se llogariste, por qe i humbi nje deputet ne Berat. Ne qofte se Rama do vazhdoje me keto tone si ne Kongresin e gushtit qe fajin per humbjen ia faturonte treshes Berisha-Meta-Nano, nuk ka per te krijuar kurre nje front opozitar dhe e majta nuk ka per te fituar betejat elektorale, duke baltosur themeluesin e saj. Nje humbje e perseritur s'meriton falje as nga Zoti.
Si e vleresoni qendrimin e LMN dhe si mendoni se do te jete fundi i kesaj levizjeje?
Une kam qene nje pjesetare e ketij grupi qe kemi kerkuar nje analize per humbjen e 28 qershorit, kunder bojkotit, te harmonizuar me protesta dhe zbatimin e statutit te partise. Qendrimi i LMN brenda grupit parlamentar ka qene konform vendimeve politike, por problemet e ngritura me pare nga ata, Rama i realizoi tani, pasi plotesoi qellimin e tij per te qendruar ne krye te PS. Sot ne kemi nje grup parlamentar vetem me kryetar, pa gjymtyret e tjera qe duhen per funksionimin normal te ketij organizimi partiak. Nuk kemi as nenkryetaret, as sekretarin apo drejtuesit e komisioneve parlamentare aty ku na takon. Pra dhe ketu Rama ndjehet i forte, sepse e ka kthyer grupin ne nje garnizon ushtarak te komanduar prej tij. Misioni i LMN duhet te vazhdoje per te parandaluar bojkotin e radhes per zgjedhjet vendore si dhe analizen qe vjen pas tyre. Ky grupim duhet te parashikoje dhe parandaloje cdo aventure te Rames per bojkot. Do t'i sugjeroja ketij grupimi nje levizje drejt bazes se partise per te shkundur nga opiumi qe ka injektuar Rama, me grupin e tij klientelist.