E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vizat, ne afatin e premtuar

Kryeministri Berisha mori pjese dje ne punimet e Samitit te Partive Popullore Evropiane, i cili u zhvillua ne Bruksel. Ne kete Samit, ai ka zhvilluar edhe nje seri takimesh me kryeministra te qendres se djathte si kancelaren Merkel, kryeministrin Berluskoni, kryeministrin Reinfeld, kryeministrin Juncker, etj. Teme kryesore e ketyre takimeve ka qene liberalizimi i vizave per qytetaret shqiptare, si dhe zhvillimet ne Shqiperi. Pas punimeve te Samitit, kryeministri Berisha i pergjigjet interesit te medias, duke ritheksuar se procesi i liberalizimit te vizave eshte ne rruge te mbare.
Zoti kryeminister ku jane perqendruar keto bisedime me homologet e djathte?
Ne takime jam perqendruar fund e krye tek problemi numer nje i shqiptareve, tek vizat. Gjate ketij Samiti, une kam takuar te gjithe kryeministrat e qendres se djathte, zonjen Merkel, kryeministrin Berluskoni, kryeministrin Reinfeld, kryeministrin Juncker dhe te gjithe kryeministrat e pranishem ketu. Qe te gjitheve, pa perjashtim, une i kam kerkuar vleresimin e Shqiperise mbi bazen e performances per ceshtjen e vizave. Une i informova ata per progresin real qe ka bere Shqiperia ne permbushjen e te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga udherrefyesi. Kam marre garanci te plota, per nje vleresim te ndershem per te gjithe problemin e vizave per Shqiperine. Une besoj se ky ishte me te vertete nje moment jashtezakonisht i dobishem per kete proces. Natyrisht, kam diskutuar me miq te mi, edhe probleme te tjera, te marredhenieve bilaterale, te marredhenieve nderpartiake. Pata nje takim te zgjeruar me Presidentin e PPE, z.Martens, te cilin e informova per te gjitha zhvillimet ne Shqiperi. Gjithashtu edhe me disa prej miqve te mi, i bera nje permbledhje me te zgjeruar per zhvillimet ne Shqiperi, por ne keto takime vizat ishin pika kryesore.
Do te vazhdoje te mbetet teknike ceshtja e vizave, apo edhe situata politike mund te kete nje ndikim?
Une ju garantoj se ceshtja e vizave eshte ne rruge te mbare. Kjo eshte e sigurt. Ky eshte nje proces qe bazohet ne realizimin e te gjithe treguesve teknike dhe kam shume kenaqesi se tani qe behen krahasimet, arrihet ne shihet ne driten e diellit, se arritjet e Shqiperise jane shume shprehese. Ato flasin vete.
Duke u nisur nga kjo dhe meqenese keta jane kryeministrat me te rendesishem te shteteve anetare, sa shanse ka Shqiperia qe kjo pike te kaloje ne nje pike A, domethene te shihet i gjithe vleresimi teknik dhe te mos ndalet ne pjesen politike?
Ne te gjitha prononcimet e mia, qe nga prilli i vitit te kaluar e deri me sot, une i kam garantuar shqiptaret se brenda vitit te pare te mandatit tone te dyte, do te merret vendimi per heqjen e vizave. Une i qendroj kesaj plotesisht. Dua te theksoj se marrja e vendimit, sic dihet, eshte gjeja me kryesore, ndersa zbatimi i vendimit eshte ne tagrin e tyre, kane teknikalitetet. Une jam optimist dhe i sigurt se vendimi do te merret brenda vitit te pare te mandatit tone te dyte, ashtu sikurse eshte premtuar. Natyrisht, ne do te fillojme edhe nje fushate te gjere ndergjegjesimi per qytetaret shqiptare, ne menyre qe te mos te ndodhin ato qe ndodhen me qytetaret e vendeve te tjera. Pra, te mos kete asnje lloj keqkuptimi dhe t'u shpjegohet qe ketu nuk mund te behet fjale te kerkosh azil dhe se ajo eshte vetem nje praktike shume e demshme, per te cilen ne do te vendosim te gjitha kushtet dhe parametrat e nevojshem qe te mos te ndodhe. Por vendimi do te merret brenda vitit te pare te mandatit te dyte. Ndersa keto pika A dhe B, une i marr ne kete menyre: Komisioni do te paraqese propozimin e vet, pastaj jane vendet anetare dhe nuk ka asnje diskutim qe secili vend anetar ka zerin e tij dhe me pas Parlamenti Evropian. E rendesishme eshte qe vendimi do te merret brenda vitit te pare te mandatit tone te dyte, sic edhe kam theksuar.
A jane ne nje pakete vleresimi Shqiperia dhe Bosnja?
Absolutisht asnje lloj lidhje nuk pranoj me asnje vend tjeter. Uroj qe edhe Bosnja ta marre, por e kam theksuar se nuk dua vleresim ne pakete. Une dua vleresim ne performance dhe tregues. Ky eshte qendrimi im. Treguesit dhe performanca jone, jane te gjitha te qarta dhe ketu nuk besoj qe keto gjera te lidhen njera me tjetren.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›