Arvizu Rruga drejt Bashkimit Europian kalon nga zgjedhjet
Nga konferenca e Keshillit Shqiptar per Marredheniet me Jashte ambasadori i Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane Alexander Arvizu i ka rikujtuar faktorit politik ne Shqiperi se rruga drejt Bashkimit Europian eshte e lidhur ngushte nga menyra e zhvillimit perfshire transparencen e zgjedhjeve te 8 majit.
Shume shpesh ajo qe une kam degjuar si nga zyrtaret vendore dhe vete votuesit eshte se atmosfera tejet partiake ne Tirane ate qe shpesh ne e quajme ngerci politik po pengon aftesine e tyre per te ofruar sherbime ne nivel vendor. Shtetet e Bashkuara Bashkimi Europian dhe OSBE/ODIHR jane duke vezhguar nga afer keto zgjedhje. Menyra e zhvillimit te ketyre zgjedhjeve do te kete ndikim shume te rendesishem ne rrugen e Shqiperise drejt BE-se ka deklaruar Arvizu. ODIHR-i ka vleresuar rendesine e ketyre zgjedhjeve duke rene dakord ne dergimin e nje misioni vezhguesish plotesisht te plote duke perfshire potencialisht mbi 300 vezhgues afatshkurter. Kjo per shkak te vleresimit qe edhe pse keto jane zgjedhje vendore ato kane nje rendesi vertet kombetare madje do te thoja se kane rendesi rajonale e nderkombetare. Qeveria e Shteteve te Bashkuara do te shpenzoje 350 mije dollare ne mbeshtetje te ketyre zgjedhjeve pergjithesisht per te trajnuar vezhguesit zgjedhore vendore ka vijuar ai. Ambasadori Arvizu duke theksuar rendesine e ketyre zgjedhjeve citoi nje thenie te Presidentit Obama. Ne populli mbajme ne duart tona fuqine per te zgjedhur udheheqesit tane edhe per te ndryshuar ligjet tona e modeluar vete fatet tona. E perkthyer sipas terminologjise se 8 majit ajo qe po them ketu eshte qe shqiptaret te dalin te shikojne kandidatet e ndryshem dhe shpresoj te hedhin voten sic duhet ka thene Arvizu.
Per sa i perket rolit te komunitetit nderkombetar ne menyre specifike Shteteve te Bashkuara une dua te jem shume i qarte ne nuk jemi arbitra apo gjykates. Ne fakt ne nuk kemi rol zyrtar ne keto zgjedhje. Ky rol eshte i rezervuar per komisionet e ndryshme elektorale ate qendror te zgjedhjeve si dhe per Kolegjin Elektoral nenvizoi ambasadori. Zoti Arvizu i ka cilesuar keto zgjedhje si nje hap i vogel i Shqiperise drejt Bashkimit Europian dhe integrimit te plote ne komunitetin euroatlantik.
Arvizu ka apeluar per nje debat serioz dhe inteligjent larg etiketimeve dhe epiteteve jo te kendshme mes politikaneve.