E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefan Fule: E ardhmja e Shqipërisë është në BE. Berisha: Zbatojmë 12 rekomandimet dhe marrim statusin ‘kandidat’

03-05-2012 / Gazeta 55

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fule u prit në një takim në selinë e Këshillit të Ministrave nga kryeministri Sali Berisha, ndërsa më pas iu drejtua me një fjalim Kuvendit të Shqipërisë. Zyrtari i Brukselit përsëriti dhe njëherë se nuk ka ardhur në Shqipëri për të parë të shkuarën, por për të parë drejt së ardhmes dhe hapave që do të ndërrmerren për të ardhmen. Në këtë pikë ai inkurajon faktorin politik që të plotësojë detyrat e Komisionit në mënyrë që të tetor të këtij viti Shqipërisë t’i rekomandohet statusi i vendit kandidat


Fule i drejtohet ligjvënësve: Statusi kandidat, deri në Tetor duhet të ketë përfunduar reforma zgjedhore dhe rregullorja e parlamentit


“E ardhmja e Shqipërisë është në BE dhe kam besim të plotë se Shqipëria do të përmbushë kriteret”. Kështu u shpreh sot në Tiranë, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha. Zyrtari i Brukselit përsëriti dhe njëherë se nuk ka ardhur në Shqipëri për të parë të shkuarën, por për të parë drejt së ardhmes dhe hapave që do të ndërrmerren për të ardhmen. Duke shprehur besimin e plotë se Shqipëria do të përmbushë kriteret për të marrës statusin e vendit kandidat Fyle theksoi se kjo varet nga zbatimi i reformave kyçe që do të bëjë vendi ynë për në Bashkimin Evropian. “Viti 2012 na ofron neve mundësinë që Shqipëria të bëjë një hap përpara Bashkimit Evropian”- u shpreh Fule. Ndërkaq komisioneri për zgjerimin deklaroi se ka diskutuar për zbatimin e plan veprimit dhe hapave që janë bërë në këtë drejtim, për të cilin tha së ka marrë angazhimin e Shqipërisë, por theksoi se duhet ecur përpara sidomos me marrëveshjen e nëntorit. Një çështje së cilës komisioneri Fyle i dha prioritet ishte edhe çështja e presidentit, për të cilin tha se është arritur mirëkuptim i përbashkët në 2 pika, angazhim që të jetë një proces i negociueshëm dhe angazhim i palëve politike zgjedhjet presidenciale të jenë pjesë e zgjidhjes së problemeve. Sipas tij presidenti duhet të jetë dikush që pasqyron qartë frymën e Kushtetutës dhe unitetin e popullit shqiptar.


Kryeministri Berisha


Nga ana e tij kryeministri Berisha e ka garantuar komisionerin e BE-së se zgjedhja e presidentit është një proces që do të kalojë me negociata dhe që duhet të respektojë kushtetutën, por që do të nisë në kohën e përcaktuar. “E sigurova komisionerin se zgjedhja e presidentit është një proces që do të kalojë me negociata dhe që duhet të respektojnë plotësisht frymën dhe gërmën e kushtetutës një proces në të cilin ne do të angazhohemi në kohën e përcaktuar nga kushtetuta e vendit”- u shpreh Berisha. Më tej kryeministri shtoi se në këtë proces palët duhet të vlerësojnë njëra-tjetrën si bashkëaksionere në një proces, i cili i shërben interesave të të gjitha palëve dhe vendit. Ndërkaq kryeministri theksoi se gjatë takimit me Fylen kanë diskutuar gjerësisht mbi promblematikën e integrimit të vendit, ndërsa e ka njohur atë me arritjet që janë bërë për reformën zgjedhore, reformën parlamentare, gjykatën administrative, ndërsa nënvizoi se palët po bien dakord edhe heqjen e imunitetit. Duke përfunduar Berisha, i ka cilësuar 12 rekomandimet e BE-së të drejta tha se ato duhet të zbatohen në mënyrë që të meritojmë statusin e vendit kandidat.


Fjalimi në Kuvend, Fule: Bashkëpunimi për reformat, faktor kyç për integrimin


Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle iu drejtua parlamentit shqiptar me një fjalim ku theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik si kyç për integrimin e vendit. Duke theksuar se rezultate e para konkrete të plan-veprimti të marsit 2010 janë realizuar komisioneri Fyle tha se anëtarësimi mund të arrihet vetëm atëherë kur ka konsensus gjatë një periudhe më afatgjatë. Është vendimtare tha ai që Shqipëria ta përdorë mirë periudhën deri në raportin e komisionit Evropian deri në Tetor dhe për këtë ai theksoi 4 pika të rëndësishme siç janë reforma zgjedhore, roli i parlamentit, zbatimi i ligjit dhe të drejtat e Njeriut. Duke i marrë të veçuara komisioneri Fyle tha se përsa i takon reformës zgjedhore zbatimi i zgjedhjeve mbetet një përparësi për Shqipërinë. “Është themelore të përfundojë reforma zgjedhore. Shqipëria duhet të tregojë rezultate për kodin zgjedhur duke zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR-it”- thekoi Fyle. Duke e cilësuar parlamentin si institucionin kyç për integrimin e vendit, ai tha se janë bërë një sërë arritjesh pozitive në disa pika, por kërkohet më shumë konsensus politik, ku qeveria dhe opozita duhet të bashkëpunojnë për reformat dhe për zgjedhjen e presidentit. “Shpresoj që do të arrini ta ruani këtë atmosferë konstruktive për zgjedhjen e presidentit”-deklaroi komisioneri i BE. Përsa i përket zbatimit të ligjit, Fyle kujtoi se është një sfidë kryesore për vendet që ecin drejt Bashkimit Evropian dhe lufta kundër korrupsionit është kyçe për sundimin ligjit. Ndërsa kërkoi hetim të plotë për ngajrjet e 21 janarit, Fyle nënvizoi se duhet të përmirësohet bahskëpunimi institucional, i cili është themelor edhe për zero tolerancë ndaj korrupsionit. Lidhur me pikën e katërt dhe të fundit Fyle tha se duhet të krijohet kuadri i mundshëm ligjor për respektimin të drejtave të njeriut siç janë romët, homoseksualët.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›