E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama rifillon xhirimet e filmit “Shantazh për statusin”

03-05-2012 / Gazeta 55

Sa herë një përfaqësues i lartë i BE-së vjen në Tiranë për të dhënë lajmin e mirë se sivjet Shqipërisë do t’i akordohet statusi i vendit kandidat, Edi Ramës i rritet temperatura politike dhe shpall parakushte të reja që e pengojnë integrimin e vendit. Dje ai injoroi procesin kushtetues dhe e shantazhoi marrjen e statusit me bllokimin e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri. Kjo sjellje është një film serial që xhirohet për shkak se Edi Rama e përjeton integrimin në BE si një dështim të tijin personal në përballjen me Sali Berishën

Sa herë një përfaqësues i lartë i BE-së vjen në Tiranë për të dhënë lajmin e mirë se sivjet Shqipërisë do t’i akordohet statusi i vendit kandidat, Edi Ramës i rritet temperatura politike dhe shpall parakushte të reja që e pengojnë integrimin e vendit. Rritja e temperaturës nuk ka të bëjë me nxehjen e motit në këto ditë të fundit, por ka të bëjë me vizitën e Komisionerit Stefan Fyle në Tiranë.
Si përherë në prag vizitash të rëndësishme ndërkombëtarësh në Tiranë, apo edhe në prag takimesh të zyrtarëve të lartë shqiptarë në Bruksel, Edi Rama edhe këtë herë zgjodhi momentin të pordhojë (saktësisht të pjerdhë…, por jo të prodhojë) një lajm.
Dhe lajmi më i fundit i pordhuar (saktësisht pjerdhur…, por jo prodhuar) prej tij, kishte të bënte me deklaratën e tij në mbledhjen grupit parlamentar të PS-së, sipas së cilës “nga njëra anë, prej mënyrës se si do të zgjidhet presidenti do të varet në një masë kritike, vendimtare, statusi i kandidatit”.
Kur përmbushjes së 12 rekomandimeve më të fundit të BE-së për politikën shqiptare po i vjen fundi, Edi Rama “nxjerr nga xhepi”, atë që askush nuk e beson se ekziston (përveç Edi Ramës), “rekomandimin nr. 13”. Për Edi Ramën na qenkësh ky “rekomandimi nr. 13”, i cili as më shumë e as më pak, paska të bëjë me “mënyrën si do të zgjidhet presidenti” dhe i cili mbakërka peng “në një masë kritike, vendimtare, statusin e kandidatit”.
E thënë ndryshe, deri tani si BE-ja, si politika shqiptare, “ia paskan future kot” me punën e “12 rekomandimeve” që duhen plotësuar për marrjen e statusit kandidat, sepse ky status u varka nga “mënyra se si do të zgjidhet” pasardhësi i Bamir Topit.
Edi Rama mund të shpresojë se pordhimi (saktësisht pjerdhja…, por jo prodhimi) i lajmit më të fundit të tij mund të jetë “një mesazh në formë presioni” në prag të vizitës së Stefan Fyles, por edhe ai vetë e di se “statusi i vendit kandidat” vetëm nga “mënyra se si do të zgjidhet” pasardhësi i Bamir Topit nuk varet, për deri sa ky fat nuk është varur jo “nga mënyra e zgjedhjes”, por as nga “zgjedhja” e Bamir Topit, as nga “zgjedhja” e pararendësve të tij, Alfred Moisiu, apo Rexhep Meidanit, që të varet nga pasardhësi i pasardhësve Alfred Moisiu apo Rexhep Meidani.
Në këtë kontekst edhe mos fshehja e ngritjes së temperaturës nga Edi Rama është një rifillim i xhirimit të serial-filmit të tij “Shantazh për statusin”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›