E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefan Fyle: Në Shqipëri t’i jepet fund retorikës konfliktuale

15-04-2011 / Gazeta 55

Komisionari i BE për Zgjerimin

Bashkimi Evropian reagon përmes komisionarit për Zgjerimin, Stefan Fule, ndaj toneve të ashpra që, përfaqësues të politikës shqiptare, kanë përcjellë në pak ditë pas nisjes së fushatës elektorale. Fule thekson se zgjedhjet duhet të përmbushin standardet më të mira ndërkombëtare dhe se për asnjë moment s’duhet që të lihen në dorë të retorikës nxitëse.
“Zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me parimet europiane e ndërkombëtare, të ketë transparencë dhe besim, si dhe të ekzistojë mjedisi i duhur dhe i mirë përpara mbajtjes së zgjedhjeve, në mënyrë që atmosfera parazgjedhore dhe fushata të mos bëhet peng e retorikave të pafavorshme. Por, ajo që duhet të garantohet është që zgjedhjet të jenë të lira, të ndershme e demokratike”- u shpreh Fule. Komisionieri evropian foli për mirëbesim mes palëve politike, si rruga e vetme siç tha ai, për të krijuar kushte më të mira për transparencë dhe për realizimin e një procesi gjithëpërfshirës. “Ndaj retorika agresive nuk ndihmon për këtë”- deklaroi më tej, komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Stefan Fule. Në pak ditë pas zyrtarizmit të çeljes së fushatës elektorale, opozita me në krye Partinë Socialiste, kanë ashpërsuar gjuhën, duke hedhur akuza nga më të ndryshmet ndaj mazhorancës dhe kandidatëve të saj. Pikërisht kjo frymë jo tolerante e përcjellë nga Edi Rama në vetëm 1 javë fushatë intensive dhe vetëm 3 javë para zhvillimit të zgjedhjeve vendore, ka çuar në nxitjen e konflikteve mes simpatizantëve. Konflikte të cilat mirëfilltazi vijnë si rrjedhojë e keqpërdorimit politik që Edi Rama dhe eksponentë të opozitës kanë artikuluar dhe po artikulojnë gjatë këtyre ditëve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›