E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Afatet e publikuara për fillimin e dialogut, spekulime

Kryenegociatori i Beogradit në bisedimet me Prishtinën, Borisllav Stefanoviç, ka thënë se raportet për datën e rifillimit të negociatave mes palëve janë vetëm spekulime.

“Dialogu do të vazhdojë ,kjo është e sigurt, por ka nevojë për më shumë kohë, për diplomaci fluturuese ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, për më shumë ndikim te Prishtina për të hequr dorë nga qëndrimi kokëfortë rreth përfaqësimit rajonal, çfarë do të jetë edhe tema kryesore në vazhdimin e dialogut”, ka thënë Stefanoviç për mediat serbe.

Ndërsa kryenegociatorja kosovare, Edita Tahiri, ka thënë sot se bisedimet pritet të rikthehen nga mesi i këtij muaji.

Dialogu për çështje teknike ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›