Stefanoviç: Deklarata e Nioliç, e dëmshme për Serbinë
Shefi i ekipit negociator të Beogradit në dialog me Prishtinën, Borislav Stefanovic, tha të premten se deklarata e liderit të Partisë Përparimtare serbe, Tomislav Nikolic, se atë nuk e obligojnë marrëveshjet e arritura në dialog, janë të dëmshme për interesat e Serbisë.
“Kjo tregon se Serbia, në rast se ai do të vinte në pushtet, do të ishte një shtet krejtësisht joserioz, i cili nuk dëshiron të respektojë marrëveshjet që i ka rritur me Prishtinën (Kosovën) në një proces të vështirë, dhe se nuk dëshiron të vazhdojë rrugën e eurointegrimeve”, tha Stefanivic për Radio-televizionin e Vojvodinës raporton Koha.
Nikolic, i cili dikur ishte nënkryetar i Partisë Radikale të Vojislav Ssesel-it, vizitoi të mërkurën e kaluar veriun e Mitrovicës, në kuadër të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale të Serbisë.