E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mitrovicë, shqiptarët heqin barrikadat serbe

Banorët shqiptarë të fshatrave në veri të Mitrovicës, pas përpjekjeve të dështuara ta qeverisë së Kosovës të mbetur dhe ndërkombëtarëve kanë marrë nisma për të hequr barrikadat serbe. Në një rrugë pranë Leposaviçit, banorët shqiptarë kanë ndërhyrë me ekskavator për të hequr një barrikadë që izolonte tre fshatra, Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Vllahisë, të populluara me popullsi kryesisht shqiptare. Ndërhyrja është bërë në prani të forcave të KFOR-it, të cilat përgjatë gjithë kohës nuk kanë ndërhyrë për të ndaluar shqiptarët.
Rruga në këtë zonë u bllokua mbrëmjen e së enjtes pas deklaratave të zv/kryeministrit Hajredin Kuçi që la të hapur mundësinë e një aksioni të ngjashëm me atë të 25 korrikut të vitit të kaluar.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›