Lazarat, kapet 147 kg hashash, në pranga 17-vjeçari

Policia e Gjirokastrës gjatë operacionitë të koduar "Vesa e mëngjesit" ka sekuestruar 147 kilogramë hashash në qytetin e Lazaratit ndërsa është arrestuar një adoleshent. 17-vjeçari me inicialet M.H po udhëtonte me një automjet Fiat pa targa, gjatë orëve të para të ditës së dielë.
Në makinë ndodhej edhe një person i dytë, i cili ka mundur të largohet sapo pikasi policinë dhe është shpallur në kërkim. Policia tha se të rinjtë për ti shpëtuar arrestimit, përplasën mjetin me një makinë të policisë, dhe në këtë monent ka mundur të largohet personi i dytë.
Ndërkohë dyshohet se droga kishte destinacion qytetin e Sarandës.