Stefanoviç: Jo marrëveshje pa respektimin e 1244

Shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanoviç është shprehur i gatshëm për vazhdimin e dialogut sa më shpejt që të jetë e mundur, por pa respektimin e rezolutës 1244 në parfaqësimin rajonal të Kosovës ka theksuar se nuk do të këtë hapësirë për marrëveshje.
“Presim që të respektohet ajo që është fakt i njohur ndërkombëtar- Rezoluta 1244. Pa të nuk ka hapësirë për marrëveshje. Qëndrimi i ngurtë i Prishtinës është i pritshëm. Shpresoj se ka hapësirë për ndryshimin e këtij qëndrimi”, tha Stefanoviç.
Sipas tij, qeveria e Kosovës ka problem me opozitën, e cila çdo “marrëveshje me Serbinë e sheh si tradhti dhe si heqje dorë nga pavarësia”.