Zhbogar:Veriu, sfida më e madhe e Kosovës

Sfida më e madhe e Kosovës ëhstë integrimi i popullsisë serbe në veri, ka thënë përfaqësuesi i sapoemëruar i BE-së për Kosovën Samuel Zhbogar.
“Qëllimi im është që ta sjell sa më shumë BE në Kosovë dhe njëjtë ta sjell Kosovën sa më afër BE-së që të jetë e mundur”, ka thënë ministri i jashtëm në largim i Sllovenisë në një intervistë për agjencinë sllovene të lajmeve STA.
“Duhet të tejkalojmë situatën ekzistuese ku serbët në veri janë të frikësuar nga Kosova dhe shumica shqiptare nuk ka qasje në veri. Kjo është sfida më e madhe që duhet ta tejkalojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, mbase duke bërë nga një hap të vogël”, ka thënë Zhbogar.