E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, i lumtur që e mposhti Serbinë

Veton Berisha, mesfushori i ekipit norvegjez Viking, pati gëzim të dyfishtë të martën mbrëma. I pari ishte se futbollisti i ri kosovar e ka shënuar golin e fitores për ekipin U-18 të Norvegjisë, ndërsa i dyti sepse shënoi kundër Serbisë, me të cilën vendi ynë ishte në konflikt shekullor.

“Skuadra ishte një skuadër të cilën dëshiroja ta mposhtja. Kështu që për mua ishte diçka e veçantë të shënoja kundër tyre. Dëshiroja të demonstroja se Kosova është më e mirë se Serbia”, ka thënë talenti kosovar për mediet norvegjeze.

Serbia dhe Norvegjia do të luajnë sërish në mes vetë të enjten, ndërsa 17 vjeçari synon që të shënojë sërish kundër serbëve. Në muajin prill, Norvegjia do të luajë me Sllovakinë, kurse në gusht me Skocinë. Pastaj në Falkenberg, në shtator do të luajë kundër Suedisë e Danimarkës në një turne të vendeve skandinave.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›