Burka ne Belgjike denoncim per kedo qe e mban veshur
Veshja islamike në Belgjikë është e ndaluar që prej vitit 2010, mirëpo zbatimi i ligjit duket se nuk është respektuar çdo herë nga autoritetet policore. Filip Deëinter udhëheqësi i ekstremit të majtë ka propozuar denoncimin për të inkurajuar veprimin e agjentëve. Një shpërblim' prej 250 eurosh do të ofrohet nga ekstremi i djathtë për çdo grua që raportohet se mban veshur burkën apo nikabin . Ideja e liderit të Vlaams Belang këtë herë nuk duket se ka gjetur mbështetje në mesin e njerëzve. "Kemi të gjithë të drejtën të ushtrojmë lirinë e ushtrimit të besimit fetar dhe lirinë e shprehjes",-thotë një banore e Brukselit. Gjoba maksimale që mund të vendoset për ata që shkelin ligjin anti-burka arrin deri në 150 euro në Belgjikë. Propozimi i Deëinter erdhi pasi tensionet u rritën javën e kaluar mes protestuesve dhe policisë në një lagje popullore të kryeqytetit evropian, kur një grua muslimane u arrestua pasi refuzoi të hiqte nikabin.