E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Nëse kryesohemi nga Presidenti, “de facto” njohim Kosovën

Shefi i ekipit serb në bisedime me Kosovën, Borislav Stefanoviç ka thënë se nuk ka asnjë sekret në marrëveshjet e arritura në Bruksel. Ai ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë, por ai duhet të “ngritet në një shkallë më të lartë politike”.
 

Mirëpo, duke folur për B92 se kush do të kryesojë ekipin serb në dialog, ka thënë se kjo i mbetet presidentit Nikoliç që të vendosë. Ai ka kritikuar deklaratën e Nikoliç se ai do të mund të negocionte me Kosovën.
 

“Nëse ulen të bisedojnë Tomislav Nikoliç dhe Atifete Jahjaga e cila nuk është presidente për ne, atëherë ne de facto kemi pranuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Stefanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›