E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviç: Shumë prej kërkesave të serbëve, të parealizueshme

Negociatori serb, Borko Stefanoviç, i ka vlerësuar si të parealizueshme shumicën e kërkesave me të cilat kanë dalë kryetarët ilegalë të komunave veriore. Ai ka thënë se është e pamundshme që të ketë bisedime nën ombrellën e OKB-së  dhe që me Kosovën të merret Këshilli i Sigurimit.
Shumë prej kërkesave të bëra në atë mbledhje janë joreale dhe paraqesin qëndrime politike të Partisë Demokratike të Serbisë (e Vojislav  Koshtunicës), dhe të Partisë Përparimtare Serbe (Tomislav e Nikoliçit). Ata duhet të mendojnë se si të mundësohet furnizimi i KFOR-it që do të zvogëlonte tensionet.

Zgjidhja për Jarinjën dhe Bërnjakun është afër, ka thënë Stefanoviç për gazetën Politika duke pohuar se Serbia nuk mund të fitojë duke e çuar çështjen në Këshillin e Sigurimit për shkak të vetos së shteteve që e kanë njohur pavarësinë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›