Plagosi kunatin, pranga kreut të komunës
Arrestohet kryetari i komunës Muhur në Dibër. Afrim Nikli është vënë në pranga për plagosjen e kunatit të tij, Namik Damzi.
Sipas policisë, Dorazi dhe Nikli kanë pasur një konflikt në banesën e këtij të fundit. Sherri ka degjeneruar në dhunë fizike dhe përdorim të mjeteve të forta, ku i plagosur ka mbetur Namik Damzi.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.