Stefanovic: S’ka dialog pa përfunduar zgjedhjet në Serbi
PRISHTINË- Nuk do të ketë dialog mes Prishtinës e Beogradit para se të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Serbi. Deklarata është bërë nga shefi i ekipit negociator serb, Borisllav Stefanovic. ‘Është mirë që po ndodh kështu, sepse duhet të vijë një qeveri e re, me energji dhe kapacitete të reja, që mund të hyjë në këtë sfidë të vështirë”,-deklaroi Stefanovic për mediat serbe.
Ai shtoi se nuk janë “vendosur kufijtë me Kosovën“ dhe se Serbia “nuk e ka dhënë Kosovën” në shkëmbim të statusit të kandidatit për anëtërsim në BE.
Më 24 shkurt, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshjen për bashkëpunimin rajonal. Palët ranë dakord për prezantimin e Kosovës me fusnotën, e cila përfshin rezolutën 12 44 të OKB-së dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
(el.me/NEWS24/BalkaWeb)