E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti iranian merr në pyetje Ahmadinexhadin

Kjo është hera e parë që Parlamenti iranian thërret për të marrë në pyetje një President që prej vitit 1979, kur në këtë shtet u zhvillua revolucioni.

Ky hap është ndërmarrë pas një peticioni të një grupi ligjvënësish për një rishikim të vendimmarrjes politike të Ahmadinexhad, ndaj të cilit janë shtuar sulmet së fundmi. Ai tashmë po sulmohet nga të njëjtët persona që e sollën në pushtet, raporton “Al-Xhazira”.

Kjo po ashtu është pjesë e betejave në skenën politike iraniane para zgjedhjeve parlamentare të 2 marsit si dhe para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2013./Start/F. P/

                                                                                             2012-02-08 12:55
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›