Stefanovic e Bogdanovic hyjnë në Kosovë
PRISHTINE-Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanovic, dhe ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanovic, mësohet se kanë mbërritur në Kosovë përmes rrugëve dytësore në Leposavic.
Siç njofton agjencia Beta, Stefanovic dhe Bogdanovic janë pritur nga rreth 300 banorë serbë.
Dy zyrtarëve serbë nuk u është lejuar të hyjnë në Kosovë nga vendkalimi kufitar në Jarinë. Stefanovic ka thënë se bisedimet për "statusin e vendkalimeve në veri" do të vazhdojnë sot.
Stefanoviç ka thënë për agjencinë Serbe te lajmeve Tanjug se ai pret t’i vazhdojë bisedimet me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, dy ditë me parë kishte deklaruar se autoritetet kosovare në të ardhmen do të marrin masa ligjore ndaj përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë të cilët do të qëndrojnë në mënyre të paligjshme në Kosovë. Nderkaq sipas mediave ne Beograd pika kufitare në Bërnjak është hapur të dielën në mbrëmje për kalimin e udhëtarëve, kanë njoftuar përfaqësues të KFOR-it. “Ashtu siç ju kemi njoftuar, është hapur për kalimin e qytetarëve”, ka thënë për mediat serbe, zëdhënësi i KFOR-it, Hans Diter Vihter, raporton indeksonline. Sipas tij, hyrja u lejohet vetëm automjeteve dhe autobusëve. “Hyrjet në Jarinë dhe Bërnjak kanë qenë të mbyllura për shkaqe sigurie. Pas përmirësimit të gjendjes së sigurisë në Zubin Potok, ka qenë e mundur hapja e pikës në Bërnjak”, ka thënë Vihter.
(d.b/BalkanWeb)