Rrefimi i gardistit: Si u rrahën 2 nuset e Enverit për ngjyrën e vaskave
TIRANE- Dy nuset e Enver Hoxhës, Teuta dhe Liljana u mbërthyen për flokësh për ngjyrën e vaskave, ndërsa Nexhmija që ishte prezente, nuk ndërhyri, por i la të vazhdonin përleshjen për 10 minuta". Kështu pohon, mes të tjerave, Dashamir Çollaku, ish-oficeri i Gardës e krushk i Kadri Hazbiut, në rrëfimin e tij të gjatë për vitet si pjesëtar i grupit të shoqërimit të Enver Hoxhës, Mehmet Shehut e drejtuesve të lartë të Bllokut komunist"…
Diçka nga lidhjet dhe kontaktet në punën tuaj si oficer me Enver Hoxhën e udhëheqës të tjerë të lartë të regjimit komunist?
- Eh, sa kujtime kam unë nga udhëheqja e lartë e asaj kohe. Por do të tregoj për gazetën ( Intervista eshte botuar sot ne Gazeta Shqiptare) disa intimitete, se po të tregoj të gjitha çfarë kam parë atje, duhet të iki nga Shqipëria. Kisha disa kohë që po punoja tek Garda e Republikës, si Sekretari i Parë i Rinisë së Gardës. Një mëngjes më thonë se duhet të shkoja tek zyra e Kadri Hazbiut, ministër i Brendshëm. Ishim krushq. Vëllai im, i ndjeri Mehdin Çollaku, kishte marrë grua, vajzën e madhe të Kadri Hazbiut, Helenën. Kështu që ai më priti në zyrë si mik i familjes dhe fillimisht bëmë një muhabet familjar. Nuk e dija se më kishte thirrur për diçka tjetër…
Konkretisht për çfarë?
-Befas më thotë Dashi: Partia ka nevojë që t'i të punosh në drejtorinë e dytë të merresh me sigurimin e udhëheqjes dhe me ushqimin e tyre. Ti je mercolog dhe duhet të jesh vigjilent natë e ditë që të mos helmohet udhëheqja e lartë, byroja politike. Nga Japonia do të vijë një aparaturë moderne, ku do të kontrollosh ushqimet. Mos na turpëro o Çollak.
Dashi çfarë kujtime kini me Enver Hoxhën?
- Dëgjo kisha vetëm pak ditë që kisha filluar punë tek Blloku. Ishte marsi i vitit 1971. Po qëndronim jashtë tek Blloku me dy shoqëruesit e Enver Hoxhës. Ishte Axhem Abazi, Halim Zano dhe unë. Ata të dy ishin të veshur me pallto gube, ndërsa unë kisha një kostum të zakonshëm, gati të dalë boje. Papritur del nga shtëpia e Partisë, Enveri me një bastun në dorë dhe më drejtohet mua:
- Po t'i more djalë nga je?
- Jam nga Mokra, - i thashë.
- Po Çollakët i njeh ?
- Po, shoku Enver. Unë nga ai fis jam.
- Po ju jeni nga Pogradeci apo jo?
- Po ju thashë për origjinën shoku Enver, nga Mokra e kemi.
- Të lumtë që the se je nga Mokra. Mokra është një krahinë patriotike e lidhur me partinë. Unë e kam takuar Reshitin në Mokër. Reshiti ishte djalë trim dhe patriot. A e di ti se kur ka mbaruar akademinë italiane, nuk ka pranuar që të betohet para flamurit italian.
- Po… - belbëzova, pasi nuk m'u dha të përgjigjesha nga emocionet.
- Po ti, pse ke vetëm kostum, nuk ke pallto si këta të tjerët, - tha duke drejtuar shkopin nga dy shoqëruesit e tij që ishin veshur me pallto gub!
(Mblodha supet pa ditur ç't'i thosha)
- Nuk ke ftohtë? - vazhdoi Enveri.
- Jo, - u përgjigja me gjysmë zëri…
Ndërsa të nesërmen më sollën pallto gub dhe mua. Pas kësaj që më ndodhi mua me Enver Hoxhën, të gjithë shoqëruesit e Bllokut u veshën me pallto gub…
Po me familjen Hoxha?
- Të them të drejtën kam një nga skenat më skandaloze. Isha me punë fizike dhe punoja tek vila e re e Enver Hoxhës, si njeri i besuar. Vijnë dhe montohen dy vaska për dush nga 60 mijë dollarë secila. Njëra ishte e kuqe tjetra ishte blu. Teuta, nusja e Ilirit, donte vaskën e kuqe por të kuqen donte dhe Liljana. Jo e kam unë të kuqen, jo e ke ti, e kur u mbërthyen për flokësh të dyja. Unë isha prezent dhe përballë tyre qëndronte Nexhmija. Ajo pa skenën dhe nuk foli asnjë fjalë deri sa ato i shkulën flokët njëra tjetrës. Kjo skenë vazhdoi jo pak, por gati 10 minuta. Këtë skenë nuk kam për ta harruar kurrë, e kam të gjallë para syve të mi…
KUSH ISHTE ÇOLLAKU
Dashamir Çollaku, një nga pinjollët e familjes së njohur madhe të Çollakëve, krushk i Kadri Hazbiut, ish-Sekretar i Rinisë së Gardës së Republikës e më pas oficer kontrollor i ushqimeve që konsumonte Enver Hoxha e anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, një mëngjes më ftoi për një kafe buzë liqenit të Pogradecit. E dija se Dashi kishte qenë njeri i rëndësishëm në Bllokun e udhëheqjes së lartë komuniste. Duke qenë se vëllai i tij i madh, Mehdini, ishte dhëndri i Kadri Hazbiut, Dashamiri, pas mbarimit të shkollës Teknologjike për mercolog, emërohet fillimisht Sekretar i Parë i Rinisë së Gardës dhe më pas si përgjegjës për kontrollin e ushqimeve që konsumonte Byroja Politike.
(Intervistoi Bardhyl Berberi/Gazeta Shqiptare/Balkanweb)