Stefanovic i habitur nga reagimi që nxitivizita e tij në Kosovë
PRISHTINË- Shefi i ekipit negociator serb, Borko Stefanovic është habitur nga reagimi i protestuesit e Vetëvendosjes, gjatë kohës kur ai po qëndronte brenda mureve të Qeverisë.
Mediat kosovare bëjne me dije se zyrtari i lartë serb ka pranuar se nuk është ndier mirë, kur ka parë se vetura më të cilën udhëtonte është gjuajtur me gurë nga një grup protestuesish.
“Vërtet ka pasur rrezik qe dikush prej nesh të lëndohet pasi që në makinën tonë e gjuanin me gurë. Por, unë në ato momente isha duke menduar se si do të përfundojë e gjithë kjo dhe si do të shkojë shëndoshë e mirë në vendin e mbledhjes”, ka thënë Stefanovic.
Ndëkohë kryenegociatori serb është shprehur optimist se dialogu i nisur Kosovë-Serbi do të bëjë një kthesë politike për të ardhmen e të dy vendeve.
“Ne kemi vendosur një praktikë të re të bisedimeve të drejtpërdrejta, të cilat mund të mbahen në Prishtinë, jashtë Brukselit. Kjo mënyrë më lehtë eliminon barrierat që ekzistojnë dhe sigurisht që nuk ka shkelje të sovranitetit të Serbisë”,- ka deklaruar Stefanovic.
(e.m/tg/BalkanWeb)