Të lirë nga frika
Tek grumbulloheshin për në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të PD-së dhe turma e njerëzve derdhej drejt sheshit “Nënë Tereza”, buçiste në kupë të qiellit kënga dinamike e Bonny Taylor, “You are a hero”! (Ju jeni një hero). Nuk arrija të kuptoja, ishte thjesht atmosferë, apo dikujt i adresohej si një “baladë personale” ky hit muzikor që në hyrje të viteve ‘90, kur Shqipëria linte pas sistemin diktatorial, dëgjohej me volum të lartë kudo e që dukej se i bashkohej protestës së përligjur në kthesën e madhe historike. Tani pas zgjedhjeve të 8 majit, shoh në sekuencat televizive se si një mësuese në Mat, Adelina Faruçi, që sfidoi një burrë në zgjedhjet lokale, krejt e thjeshtë si populli i mençur i asaj zone, kërcen me ta një valle popullore me muzikë shqiptare. Ajo shpalos një dlirësi njerëzore që të josh ta adhurosh këtë shqiptare, e cila ende nuk është konvertuar në “modernizmin e shtirur” që lidhet me pëlqimin e Lady Gagas apo Rihanës nga pozita snobizmi!
Dhe dekori i memories më plotësohet kur sjell në mendje se në Tiranë, tek përdëllehesha me muzikën e divës amerikane aty pari pranë Vilës 31, takova një zonjë që më thotë jo pa indinjatë: “S’më kanë lajmëruar për miting sepse më quajnë të ‘krahut politik të majtë’, por unë po shkoj sepse nesër mund të më largojnë nga puna me sebepin, përse nuk isha në miting”. Më përzjehet kjo skenë me intervistën e një vajze të re matiane, që shprehte me plot dinjitet rëndësinë e zgjedhjes së një gruaje në krye të Bashkisë së Burrelit, dhe kurajën për të triumfuar mbi barrierat e frikës dhe disa “parimeve arkaike” të paragjykimeve gjinore! Mozaiku plotësohet kur sjell në mendje se në Sarandë, njerëz të armatosur me “armët e krimit” kërcënuan familjen dhe personalisht zotin Stefan Çipa. Porse vota popullore e vrau këtë frikë dhe ata burracakë që mendonin se historia e vjetër e “klimës së terrorit paraelektoral” edhe këtë herë do të sillej si “autoriteti vendimmarrës zgjedhor”, gabuan duke e marrë përgjigjen me votën e lirë. Një mësues i thjeshtë por dinjitoz në vlera dhe kontribute, në integritet dhe profesionalitet në rrethin e Krujës, nuk pranoi të shkonte në një miting bashkë me nxënësit sepse e konsideroi atë të paligjshëm dhe në kundërvënie me legjislacionin shqiptar të miratuar nga “Kuvendi i Shqipërisë”! Pedagogia e “Universitetit Politeknik”, e revoltuar nga keqpërdorimi i auditorëve universitarë për fushatë elektorale, guxoi si rrallëkush t’i thoshte zotit Lulëzim Basha, “ti je një vrasës”! Dhe ai shtangu në pafuqi, qoftë edhe për t’i kthyer një përgjigje profesionale, fjala vjen, “se askush nuk mund të konsiderohet fajtor, përderisa një gjykatë e instancës së fundit ta ketë shpallur atë si të tillë”. Kjo nuk ndodhi. Etika u kapërcye kur dy anonimë si ata “rojet unuk të Bizantit” e nxorën me forcë fizike pedagogen nga salla dhe zoti Basha e miratoi gjestin me mosndërhyrjen e tij. Por ajo grua është “e lirë nga frika” dhe i ka ikur asaj prej kohësh, në saje të ndershmërisë qytetare dhe përkushtimit akademik në 28 vite mësimdhënie. Në ditët që vijuan, ajo dha disa intervista në shtypin e përditshëm, ku e ripërsëriti vlerësimin e saj pa ekuivok dhe pa asnjë shenjë pendimi. Gazetari Marin Mema guxoi të evidentonte individët, që me Karta Identiteti të falsifikuara përpiqeshin të votonin në 8 maj, dhe në detyrë ai goditet. Është e njëjta “racë banditësh” që në zgjedhjet e pjesshme për deputetë në zonën e Mokrës, e ndoqën atë ta rrihnin sepse po bënte detyrën. Kandidati fitues në Kavajë për kryebashkiak, në një intervistë televizive me gjuhë naive dhe me nëntekst “ezopian” tregoi se si ruhen votat që të mos vidhen! Rasti i zotit Roshi dhe shumë të ngjashëm me të në zona të tjera, ku pothuaj për dy dekada fitonte e njëjta forcë politike, nuk duhen marrë thjesht dhe vetëm si dëshirë për të ndryshuar, sepse kapërcime të tilla lidhen me realitete shoqërore ku flitet për parti elektorale dhe jo për parti ideologjike si këtu tek ne. Ndodh kështu gjetiu sepse vota është e fshehtë dhe askush nuk rrezikon të humbë vendin e punës apo biznesin, nëse nuk voton forcën politike në pushtet, praktikë totalitariste kjo që i redukton zgjedhjet në një formalitet të thjeshtë dhe që takohet në ditët tona në Bjellorusi, ku Lukashenko deklaron se “ne jemi një vend demokratik sepse mua më votojnë pothuaj 70% e votuesve”! Jo, kjo që po ndodh në këto zgjedhje vendore në Shqipërinë e tranzicionit, tregon se për herë të parë vota e votuesve po lexohet realisht, se dalja nga gënjeshtra është formë ekzistence e lirisë. Ndërsa ikja nga frika të shpie tek liria e institucionalizuar. Qysh nga “Libri i shenjtë i Zbulesës” vjen kjo aksiomë morale: “I lirë nga frika”. Zeusi e shpuri më tej, në derivatin emblematik të thënies, kur në bisedën me Ponc Pilatin u shpreh: “Thuaje të vërtetën, të ndjehesh i lirë”! E vërteta në aspektin e filozofisë qytetare dhe logjikës antropologjike, pra të njeriut mesatar është “e drejta që del nga arsyeja”. Dhe njeriu në demokraci do të duhet të jetë i vërtetë me vlerat, që në aspektin institucional janë; kushtetutshmëria-ligji- drejtësia! Çdo individ dhe institucion shtetëror që del jashtë këtyre autoriteteve të gjithëpranuara universalisht, është jo i vërtetë, është i paligjshëm! Për herë e parë në këto zgjedhje zoti Sali Berisha, në një mbledhje qeverie me një gjysmë zëri të ngjirur nga fushata pohoi: “Askush nuk mund të hiqet nga puna për bindje politike dhe nuk mund të nxirret me trysni në fushatën elektorale”! Por si është gjendja në realitet?! Administrata e zbrazur dhe jashtë eficiencës normale ndoqi numërimin e votave dhe fushatën e kandidatëve për një muaj resht! Ky lloj “konvertimi antiligjor” dhe joqytetar është një peng i rëndë e i hidhur që sistemet e antropologjisë feudale me “turma dhe prijës” kanë lënë në mentalitetin e një pjese të konsiderueshme të antropologjisë sonë të tranzicionit. Frika është atje ku ligji nuk vepron. Frika mbillet atje ku rendi civil nuk funksionon. Frika bën klimë kur shteti dhe institucionet e tij nuk janë më të qytetarit por të pushtetarëve! Frika zë vend kur luhet me bukën e gojës. Kandidatët prisnin me ankth rezultatet. Luten e përgjërohen “të numërohet çdo votë, të dëgjohet çdo zë” dhe e gjithë kjo sepse ngushtimi i mundësisë për manipulim dhe vigjilenca e operatorëve në terren, vendorë dhe të huaj, të OSBE/ODIHR-it më në fund po përpiqen të besojnë rezultatin përfundimtar duke e kontrolluar atë hap pas hapi. Ndoshta është një koincidencë, por emri i kreut të tyre, Stonestreet (rruga e gurtë ose me kalldrëm si shprehemi në shqip) flet për atë udhëtim të vështirë që do të duhet të kryejë politika shqiptare dhe institucionalizmi tek ne, sepse takimi i “demokracisë funksionale”(dhe jo demokracia po funksionon, si u shpreh zoti Basha) fillon nga delegimi i sovranitetit pushtetor përmes votimit që zgjedhësit bëjnë. I zgjedhuri duhet të kuptojë se është thjesht “publik servant” - shërbëtor publik dhe jo posedues pushteti ose vetëpushteti, si edhe ndodh të nesërmen kur zgjedhjet përfundojnë. “Ikja nga frika që të shpie në institucionalizimin e lirisë” ndodh kur njerëzit besojnë tek votimi dhe e frekuentojnë atë gjerësisht. Pjesëmarrja në 8 maj në shifra të larta impresionuese që tejkaloi dhe parashikimet më optimiste, si dhe konfigurimi i pushtetit lokal në raporte tejet befasuese që e sjell “political cohabitation” –bashkëjetesën politike, në provën e funksionimit për 4 vjetët që do të vijnë; tregon që zgjedhësit pavarësisht nga pozicionimi politik, bashkëjetojnë pa konflikt. Politikanët pushtet-zotërues nga ana e tyre nuk dinë as të bashkëjetojnë e jo më të dialogojnë. Liria ndërtohet edhe me kulturë. Përse duhej që të kalonin 20 vite që komisionerët dhe numëruesit të zgjidheshin me arsim të lartë?! Dy intelektualë mund edhe të debatojnë apo të konfliktohen me debat, porse nuk shkojnë në ekstrem aq sa të rihen si rrugaçë, çka ndodhte në zgjedhjet e mëparshme. Këta farë fanatikësh partiakë paskërkishin pasur në dorë fatin e votës, të institucioneve që dilnin prej saj, dhe të demokracisë shqiptare!
***
Ikja nga frika e qytetarëve po çmonton dita-ditës atë mënyrë sjelljeje të një pjese të madhe të “klasës politike” të tranzicionit shqiptar! Brenda vetëm 6 muajve janë dhënë me një nivel të lartë, prova qytetarie nga antropologjia jonë. Mosabuzimi me liberalizimin e vizave dhe kuptimi e vlerësimi serioz i nevojës për pjesëmarrje në zgjedhje! Ky është leksioni më i mirë i civilitetit ndaj politikanëve tanë, që të “gozhduar në postin pushtetor” vijojnë të shohin në ekranin e tyre të brendshme të njëjtën “soap opera” që i mban ata përjetësisht në pushtet! Ka habi, se si në shumë zona të konsideruara të sigurta për PD-në, fituan kandidatët e përzgjedhur nga PS-ja! Është e thjeshtë. Ata kanë fituar sepse nuk kanë dalë nga strukturat e partisë por nga komuniteti qytetar, urban dhe ai rural. Ka një dallim mes filozofisë europiane dhe asaj amerikane për zgjedhjet lokale. Në kontinentin e vjetër, kandidatët zgjidhen nga strukturat partiake. Në SHBA, ata zgjidhen nga komuniteti..PS në këto zgjedhje realizoi një kombinim të dy modeleve. Atje ku ka surprizuar thekshëm, është fakt që fituesit vijnë nga komuniteti me një vlerësim goxha pozitiv nga publiku. Konsiderimi me votë është prova që nuk lejon dyshime apo mospranime. “Njerëzit duan të dinë gjithçka për ata që i udhëheqin: për shijet e tyre, për humorin, zakonet, historitë, duke përfshirë dhe dashuritë; të kaluarën e tyre, preferencat, pikat e dobëta. Njerëzia duan të jenë “pronarë” të zemrës e të shpirtit të atij që pretendon t’i komandojë. Ata besojnë se duke ditur gjithçka rreth atij që i josh, do të jenë në gjendje të zgjedhin më të mirin”. (Eduard Balladur-Machiavel en Democratie, botimi shqip, faqe 38). Shpesh nga politikanë me stazh harrohet një detaj i vogël në dukje, se liria e zgjedhjes është demokratike sepse ka brenda saj një mundësi ideale, atë të përzgjedhjes. Ky gjykim nuk lidhet me dukjen, as me manipulimin retorik, e aq më keq as me denigrimin që kërkohet t’i bëhet rivalit. Kur publiku duartrokiste në fushën e blertë futbollistin Salvator Kaçaj, atë model publik dhe kombëtar, ai/ajo që u përpoqën ta dëmtonin si imazh në këtë fushatë elektorale, nuk e kishin pasur atë akses publik. Porse insinuata dhe denigrimi ndaj familjes së tij, ja që iu kthye atyre në të kundërtën. Liria nuk delegohet as me parulla, as me fabrikime të të vërtetave kolektive: “Ne ju futëm në NATO”, “Ne ju hoqëm vizat”! Po mirë, qytetarët nuk kishin kontribute për realizimin e këtyre arritjeve historike?! Të sillesh si “politikan race” kur nuk je i tillë, kjo nuk të bën patjetër të njohur në publik dhe të besueshëm gjithë po aq. Të jesh i njohur në publik nga jashtë politikës, është një përparësi që të ndihmon të hysh me sukses në politikë, në mënyrë të veçantë në drejtimin e punëve të pushtetit vendor!
“Politikani digjet për t’u dukur. Politikanit i pëlqen të vetësoditet, duke kujtuar kështu se e njeh veten më mirë”…”Të arrish atë që dëshiron pa provuar talentin tënd, shpesh mund të bësh edhe gabime, të tregosh paaftësi. Më mirë të mos e tregosh vlerën tënde para kohe. Kush e provon, nuk i mbetet më besimi i duhur për të marrë në dorë fatin kolektiv, kur për popullin arrin çasti i zgjedhjes”. Dyshimi publik dhe mëdyshja publike të ndëshkojnë, kur anashkalohen nga ai/ajo që kërkon të zgjidhet me votën e zgjedhësit. Në zgjedhjet e 8 majit, prova e dyshimit dhe besimit shërbeu jo si kandar që peshon trashë, por si një filigran që mati në miligramë vlerën dhe ndershmërinë e çdo kërkuesi të votës. Liria e përzgjedhjes do të duhet të shkojë edhe më tej. Këshilltarët bashkiakë dhe komunarë do të duhet të votohen nominalisht si dhe në pluralitet kandidatësh që mund të përzgjidhen (modeli skandinav, që për një post kandidojnë tre të mundshëm). Zhgënjimi është një energji që vjen nga negativiteti pushtetor, por që shndërrohet në energjitizëm qytetar pozitiv kur vijnë zgjedhjet e radhës, sepse është rasti fatlum të rindërtohet “marrëveshja e besimit”! Informimi në kohë reale dhe me transparencë nga ato media që ende nuk janë futur në “vathën e pushtetit”, apo në “nofullën e komercializmit klientelist të tregut” që flirton me pushtetin, e mban gjallë dhe e ushqen lirinë. Ajo ndihmon realisht që opinioni publik të jetë i tillë. Porse liria dëmtohet rëndë kur njerëz me formim intelektual, artistik dhe akademik “kolektivizohen” duke u rreshtuar konjukturalisht në krah të njërit apo tjetrit kandidat dhe jo në mbështetje të demokracisë dhe institucionalizmit. Iu kujtoj atyre një thënie të një personaliteti: “Njeriun e shpellës mund ta nxjerrësh nga shpella, por shpellën që ai ka brenda vetes, nuk ia nxjerr dot”!