Maradona humbet në Emiratitet Arabe

Diego Armando Maradona humbi, në Emiratet e Bashkuara Arabe. Ekipi i legjendës argjentinase të futbollit u mund 4-3 nga Al Jazira në javën e parë të ligës së vendit arab. Al Wasl arriti të barazonte pas disavantazhit 3-1, por në fund të takimit pësoi golin e katërt.
“Jam shumë i kënaqur me lojtarët e mi sepse treguan shpirt sakrifice. Në pjesën e dytë dominuam ndeshjen dhe e meritonim plotësisht barazimin”, u shpreh Maradona pas ndeshjes. Kjo ishte ndeshja e parë zyrtare e Maradonës si trajner i Al Wasl.