Has, deputetë të PS-së vizitojnë familjen e Isa Qarrit
HAS - Deputetët socialistë Arben Malaj, Besnik Bare dhe Asllan Dogjani kanë vizituar sot familjen e 45-vjeçarit Isa Qarri, i cili humbi jetën nga hipotermia vetëm pak ditë më parë.
Të shoqëruar edhe nga drejtues të PS-së në Has si dhe kreu i Bashkisë Krumë, deputetët kanë shprehur ngushëllime tek familja e të ndjerit, duke dhënë mbështetjen e tyre për çdo problem që ata mund të kenë.
Isa Qarri ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Krumës pak ditë më parë. Ai bashkë me një kushëri të tij qëndruan dy ditë radhazi në një bunker në malin e Oplasit. Për kërkimin dhe shpëtimin e tyre u angazhuan banorë të zonës, punonjës policie dhe forca të ushtrisë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)