E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviq: Serbët i kanë dhe do ti kenë targat e veta!

Shefi i ekipit të Beogradit për dialogu me Prishtinën, Borislav Stefanoviq, ka deklaruar të mërkurën në mbrëmje, se regjistrimi i makinave me tabela "KS" dhe "RKS" dhe shfrytëzimi i dokumenteve të Kosovës nuk janë pjesë e marrëveshjes në Bruksel dhe se serbët në Kosovë kanë dhe do të kenë të drejtë edhe në dokumentet serbe edhe në targat serbe.

Lidhur me fletushkat që EULEX-i, kishte shpërndarë në pikat e kalimit kufitarë me Serbinë, në Jarinje dhe Bërnjkë, në të cilët thuhet se deri më 1 qershor të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të kenë letërnjoftime dhe patentë shoferë të lëshuara nga insitiucioent e Kosovës, kurse makinat e tyre të regjistruara me tabelat KS ose RKS, Stefanoviq ka thënë se ato fletushka nuk kanë absolutisht asgjë të përbashkët me qëndrimin e Këshillit të Bashkimit Evropian, prandaj masat e tilla janë absolutisht të njëanshme dhe të papranueshme dhe nuk janë pjesë e marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka thënë se broshura janë tërhequr dhe zyrtarët evropian në Kosovë më nuk do të merren me këtë. Sipas tij, ajo që është parë me rastin e shpërndarjes së këtyre fletushkave tregon se, kjo ka qenë vetëm një tentim i njëanshëm që tu përgjigjen kërkesave të Prishtinës.

“Kjo absolutisht nuk ka të bëjë me marrëveshjen e arritur në Bruksel, kurse në anën tjetër tregon se ne si shtet dhe Qeveri, duhet që së shpejti të gjejmë një zgjidhje të tretë funksionale, që do të ndihmonte qytetarët tanë të shfrytëzojnë normalisht dokumentet dhe tabelat e veta dhe kjo tregon se Serbia nuk do të lëvizë nga pozicioni i vet për Kosovën”, ka thënë Stefanoviq, raporton Blic.

I pyetur se cila do të jetë ajo zgjedhje e tretë, Stefanoviq tha se beson se qeveria e Serbisë në ditët në vijim do të gjejë një zgjidhje për këtë, sepse sipas tij “është momenti i fundit që të ndalen provokimet e Prishtinës ndaj qytetarëve serbë”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›