E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleancë e vështirë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka riaktualizuar çështjen e koalicioneve zgjedhore. Zyrtarë të kësaj partie po flasin për një koalicion LDK-AAK me Kryeministër Ramush Haradinajn. Por, anëtari i Kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri thotë se partia e tij nuk funksionon më kushtëzime, aq më pak kur Isa Mustafa tashmë është duke vazhduar të promovohet si kandidat për kreun e ekzekutivit.

Edhe pse nuk dihet ende se kur do të ketë zgjedhje të reja, AAK’ja dhe LDK’ja e kanë hapur temën e koalicioneve parazgjedhore.

Madje, janë duke u përmendur edhe emrat që mund ta marrin udhëheqjen e Qeverisë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala ka thënë se koalicioni me LDK’në do të ishte fitues dhe do ta nxirrte vendin nga kriza.

Udhëheqësi aktual i Aleancës ka thënë se zyrtarët e kësaj partie kanë zhvilluar takime me udhëheqësit e LDK’së, ku është trajtuar seriozisht mundësia e një koalicioni parazgjedhor mes dy partive.

“Ne po bisedojmë me LDK’në. Nuk ka asgjë të fshehtë këtu”, ka thënë Shala, në një intervistë për KTV.

“Unë po flas për koalicion parazgjedhor, ku do të dihej qartë se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Me këta numra që ekzistojnë, sipas rezultatit të vitit 2010, LDK-AAK do të ishin fitues, sikur ne të ishim në koalicion parazgjedhor. Ne do të kishim edhe Presidentin, edhe Qeverinë dhe do të udhëhiqnim me vendin, e lëre më me numra të mirëfilltë që do të ishin shumë më të favorshëm. Sepse po të bëhej ai koalicion i madh në vitin 2010, ku kanë pasur të hyjnë edhe LDD’ja, e cila nuk arriti ta kalojë pragun zgjedhor dhe FER’i”, ka treguar Shala.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›