Pacolli: Familjen Jashari e konsideroj si familjen time

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli ka qëndruar në Prekaz, në ditën e tretë të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.
Ai është pritur në kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.
Pacolli, ka vlerësuar se flijimi i komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, duke luftuar për lirinë e Kosovën, është akti më madhor, para të cilit çdo shqiptar duhet të përkulet me respekt.
“Familja Jashari i dha vulën lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Secili shqiptar, duhet të përkulet me respekt para veprës së komandantit legjendar dhe familjes Jashari. Unë personalisht, këtë familje e konsideroj edhe si familjen time”, ka thënë zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli.