E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefanoviq: S'ka marrëveshje për përfaqësimin rajonal të Kosovës

Kosova dhe Serbia kanë vazhduar të bisedojnë rreth përfaqësimin rajonal të Kosovës.

Shefi i ekipit negociator serb në dialog me Kosovën, Borislav Stefanoviq ka deklaruar sot se nuk është arritur marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe se për këtë temë po vazhdojnë bisedimet.

Por, ai ka thënë se këtë çështje nuk duhet shikuar si thelbësore në kontekstin e vendimit për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE. Stefanoviq, i cili me ndërmjetësin e BE Robert Cooper ka biseduar me telefon, u ka thënë medieve serbe se qëndrimet e Beogradit dhe të Prishtinës për të respektuar rezolutën 1244 për përfaqësim të Kosovës në forumet rajonale, edhe më tej janë shumë larg dhe shumë konfliktuoze.

"Por, bisedimet vazhdojnë edhe sot dhe nesër", ka thënë ai, transmeton RTK.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›