Zbulohet një pjatë fluturuese?

Interesante është se rrezet e Diellit që kalojnë mbi Merkur duket se ndodhet edhe një objekt në formë cilindri.
Megjithatë, para se të mendoni se keni gjetur fakte se jeta ekziston “diku atje”, duhet dëgjuar edhe shpjegimet shkencore lidhur me këtë fenomen.
Shkencëtarët, të cilët analizojnë Diellin në Laboratorin hulumtues të marinës së SHBA-ve konsiderojnë se objekti është vetë Merkuri dhe se ajo që duket në foto është lindja e ditës së re në këtë planet.
Bëhet fjalë për lojën e dritës, e cila ndodhë si pasojë e lëvizjes klasike të planetëve nëpër orbitën rreth Diellit. Duke marrë parasysh se fotografitë janë bërë brenda 48 orëve, në prapaskenë paraqiten “krijime” të zeza artificiale të ngjashme me negativin atje ku objekti dukej ditën e mëhershme.