Mijëra shqiptarë kanë marrë shtetësinë bullgare

Bullgaria u ka dhënë shtetësinë e saj 11.441 personave që nga fillimi i 2011 deri në mes të shtatorit, mes tyre edhe shqiptarë.
Shifra është bërë me dije nga autoritetet zyrtare të Sofjes, sipas të cilave në total, që nga 1 janari 2002, deri më 30 qershor të këtij viti, numërohen 1128 qytetarë nga Shqipëria të cilët kanë aplikuar për të marrë shtetësinë bullgare, për të mundësuar më pas marrjen e një pasaporte nga ky vend.
Ndërkaq, siç bëjnë me dije mediat bullgare, përpunimi më i shpejtë i aplikacioneve për të marrë nënshtetësinë bullgare, është shpallur si prioritet nga kabineti i qendrës së djathtë, GERB, i cili e mori detyrën në verën e vitit 2009.
Në krye të iniciative ishte ministri i caktuar për Diasporën, ose për bullgarët jashtë vendit, Bozhidar Dimitrov, i cili më vonë dha dorëheqje.
Ndërsa sivjet, bëhet me dije se pasaportat më të shumta bullgare janë dhënë për njerëzit me origjinë bullgare nga Maqedonia dhe Moldavia.