E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefen Dorff djali i llastuar i kinemase

Stefen flet me ze te ulet duke ferkuar mjekren si te jete ende duke vazhduar interpretimin ne filmin Soemwhere. Eshte nje rol te cilin ai e njeh mjaft mire madje qe para se Sofia Copola ti dergonte skenarin e filmit te saj dy vite te shkuara. Behet fjale per nje personazh i cili detyrohet qe te ekzaminoje gjithe jeten e tij pas dickaje qe i ndodh me te bijen 11-vjecare. Eumlshte nje meditim dhe nje shikim introspektiv qe e ben te analizoje te shkuaren dhe te tashmen sikur nuk e kishte bere kurre me pare.

Vete Dorff aktualisht ne moshen 27-vjecare ende nuk ka femije por personazhi i ngjiti shume duke qene se i ngjante ne disa pika te tjera. Sofia me dha rolin me te mire qe mund te pretendohet per nje aktor te ri. Asnje tjeter rol nuk mund te krahasohet me te. Kam lexuar shume skenare shume personazhe dhe ai i imi ishte me i miri - thote Dorff.

Ai vete eshte rritur ne Los Anxhelos ku i ati Steve Dorff vazhdon qe te gezoje nje karriere te suksesshme si kompozitor ne televizion dhe ne filma te ndryshem televizive. Dhe fakti qe i ati ishte i lidhur me boten e filmit ka qene per Dorff shtysa kryesore per tu marre me te. Qe 12 vjec ai u shfaq per here te pare ne televizor ne shfaqje te tilla te famshme per kohen sigurisht shfaqje per femije dhe rolin e pare ne nje film e pati ne filmin The Gatre kur ishte vetem 14 vjec. Ne vitin 1992 u zgjodh mes 2000 aktoreve te rinj nga e gjithe bota per nje rol ne filmin The Power of One. Eumlshte filmi qe e beri te famshem dhe njeherazi i dha edhe nje cmim per rolin me te mire joprotagonist. Dy vite me pas ai fitoi nje fame te madhe me interpretimin ne dy filma shume te famshem ne dramen Backbeat dhe S.F.W se bashku me aktoren Reese Witherspoon. Te gjitha rolet qe pati pas ketyre te dyve ishin role te suksesshem role te cilet ai pati mundesi qe ti zgjidhte per shkak se tashme kishte fituar nje emer dhe fame. Historia e Dorff ne fakt i ngjan historise se nje njeriu me fat qe e ka pasur rrugen te shtruar dhe qe ne jete fale fatit dhe disa kushteve pati gjithcka me shumice qe ne moshe te re. Ndryshe nga aktore te tjere qe kane ardhur nga rangje me te uleta dhe nga nje lloj tjeter jete ai fale babait e kishte gjithcka shume me te lehte. Pikerisht per shkak se suksesin e takoi qe kur ishte shume i ri pati nje periudhe kur ra viktime e fames se tij. Per nje fare kohe pati shume shoqeri me nje legjende te vertete te kinemase Nikolson me te cilin u takua per here te pare ne filmin Blood and Wine ne vitin 1996. Por ne kulmin e suksesit ai u cilesua nga media si nje person arrogant dhe per kete ylli i tij nisi qe ta humbiste shkelqimin. Si pasoje nuk e afruan me qe te interpretonte role te dores se pare. Per 5 vjet rresht pati vetem role te dores se dyte madje edhe keto ne filma te dores se dyte. Per kete arsye ai i eshte shume mirenjohes Sofias qe besoi serish tek ai per ta rikthyer edhe nje here ne qender te vemendjes me nje rol qe eshte me te vertete i jashtezakonshem dhe per te cilin vete Dorff ka pasur nje pasion qe ne fillim. Pa dyshim qe eshte pjesa me e mire qe kam luajtur ndonjehere nje rol i thelle me shume drame shume psikologjik qe kerkon jo vetem nje njohje te personazhit por edhe nje pune te madhe per te nxjerre me te miren. Vecanerisht ky eshte nje film per kohen ne te cilen jemi kur gjithnje e me teper shfaqen filma komercialiste te cilet nuk perqendrohen ne boten e nje personazhi. Ne kete menyre Copola eshte nder te paktat qe ka ende nje ze origjinal dhe nderkohe ka mundesi ti realizoje filmat e saj. Une kam luajtur gjate karrieres sime 35 filma dhe ajo cka mendoj eshte se filmat qe do te vijne do te jene me te miret. Sofia me dha nje mundesi te jashtezakonshme per te treguar dhe shfaqur ate qe kam brenda vetes dhe nuk e kam pasur mundesine qe ta shfaq me pare - shprehet ai.

Dorff ka qene edhe producent i njerit prej filmave te tij Felon e me pas beri edhe The Public Enemy. Vetem pas ketij filmi degjoi se Sofia ishte duke kerkuar aktor kryesor per filmin saj te ri dhe se emrin e tij e kishte vene ne krye te listes. Kur u takova me Sofine ajo nuk me tha gje dhe me la te prisja 6 dite ne Paris. Agjenti im me keshilloi qe te mos largohesha nga Parisi pa e marre rolin. Pasi prita edhe 6 dite te tjera i cova nje sms ne te cilen i thosha qe isha shume i interesuar per rolin qe nuk po me zinte gjumi per te por nese ajo kishte vendosur per ndonje aktor tjeter me mire te ma thoshte dhe une do ta kuptoja. Nuk mora pergjigje menjehere dhe kjo filloi qe te me shqetesonte. Kohen me te madhe e kaloja ne kafenene e hotelit dhe nje dite ndersa ndodhesha ne ballkon me veshtrimin nga kulla lsquoEiffel bie telefoni dhe Sofia me tha Une kam vendosur. Nese ti deshiron mund te vish ne filmin tim. Une u hodha perpjete nga gezimi dhe nuk mund ta imagjinoja qe ishte e vertete. Pata nje emocion te jashtezakonshem dhe dola neper rruge nderkohe qe lotet me rridhnin faqeve. Dy muaj me vone nisem punen per filmin dhe mund te them se mjedisi i punes ishte i jashtezakonshem bashkepunues i ngrohte dhe shume miqesor. Nuk kisha pare kurre nje menyre te tille te punuari. Nderkohe qe rrefen syte e Dorff jane mbushur me lot.

Kam qene ne biznesin e kinematografise gjate gjithe jetes dhe per vitet e punes qe kam mund te konsiderohem nje njeri i moshuar. Jam 37 vjec per hir te Zotit por pasi punova me Sofian e kam te veshtire qe te gjej nje regjisor tjeter qe te me drejtoje si ajo dhe te krijoje me mua dhe me te gjithe stafin nje klime te jashtezakonshme bashkepunimi - thote Dorff. Edhe pse ai tashme mund te konsiderohet nje aktor i famshem dhe nje njeri qe ka lidhje te fuqishme dhe te shumta me boten e biznesit dhe te artit ne Hollivud Dorff kerkon qe ti beje gjerat sipas menyres se tij. Dua te bej filma ne qender te te cileve te jene personazhe. Me pelqejne filmat e vegjel filmat me pak shpenzime por qe paraqesin nje bote te madhe te brendshme. Sigurisht qe gjeja qe me pelqen me shume eshte aktrimi por jam perfshire dhe do te perfshihem edhe ne te ardhmen ne prodhimin e filmave dhe tani dua te bej me shume filma si lsquoFelon e ndoshta edhe pak me te medhenj. Kam ne mendje nje ide per nje komedi dhe dua ta bej me mikun tim te vjeter Jack Nicholson - thote ai.

Dorff ne fakt ndersa ka luajtur vetem role serioze shpesh di te jete nje njeri me shume humor dhe kete dhunti te tij do ta shohe edhe ne ekran. Per sa i perket projektit te filmit komik ai ben fjale per nje histori qe ndodh ne jug te Frances. Ende nuk ka nisur qe te shkruhet skenari i filmit por ekziston ideja e fabules se tij dhe e personazheve. Hapi i radhes do te jete skenari dhe me pas me duhet qe te trokas ne deren e mikut tim Jack dhe te shoh nese do te deshiroje qe ta bejme bashke kete aventure.

Dorff eshte mesuar qe ne femijeri me nje stil jetese shume te mire. Fillimisht ishte i ati ai qe ia siguronte gjerat dhe me pas ishte vete me fitimet e medha qe pati nga filmat e tij. Nuk e fsheh se parate i pelqejne sic u pelqejne ne fakt te gjithe atyre qe punojne ne boten e kinematografise sepse parate jane edhe tregues i fuqise ne nje bote te tille miliardash. Mua me pelqen qe te jetoj mire dhe ne vende te bukura. Me pelqen qe te kaloj kohe ne Venecia ne bregun e detit. Por me pelqen edhe mali skite Aspeni i Kolorados shprehet Dorff. Nderkohe ai e di shume mire qe ende vazhdon te kete nje marredhenie jo te mire me median. Ndersa gazetaret thone per te se ai eshte nje djale arrogant dhe i llastuar ne me te shumten e rasteve ne fakt ai eshte thjesht nje njeri qe nuk di te sillet dhe qe kerkon te mesoje se si te dialogoje me nje bote qe mund ta ngreje ne qiell por edhe qe mund ta permbyse ne rast se vendos nje gje te tille. Per shume vite me radhe askush nuk donte qe te me intervistonte ose qe te fliste me mua. Kam bere foto per revistat por nuk kam bere kurre intervista te verteta. Thone qe e kane shume te veshtire qe te me intervistojne per shkak se u dukem mendjemadh por ne fakt veshtiresia eshte e gjitha e imja. Jam une qe nuk di se si te komunikoj me gazetaret dhe kjo ka bere qe te kete konflikte mes nesh. Por me ne fund po perpiqem qe ti ndryshoj gjerat dhe te intervistohem serish. Me vjen mire qe ka rinisur komunikimi.

Dorff duket se ka dale nga guaska e tij dhe tashme eshte i hapur dhe i lire jo vetem per tu intervistuar por edhe per te pasur eksperiencat me spektakolare me punen e tij.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›