Kukes disa shkolla te mesme me zero kalueshmeri
Matura Shteterore si praktike e futur ne sistemin e arsimit parauniversitar eshte konsideruar si nje nga reformat me te mira te ndermarra gjate viteve te fundit ne arsim. Por nga ana tjeter kjo praktike e provimeve te maturanteve ka nxjerre ne pah mungesen e njohurive te nxenesit nje handikap qe buron nga mungesa e personelit mesimdhenes apo nga cilesia tejmase e dobet e tyre. Ne analizen qe zhvilloi dje Drejtoria Arsimore Rajonale Kukes me drejtues te shkollave te mesme per Maturen Shteterore 2010 rezultoi se ne disa shkolla te caktuara kryesisht ne zonat rurale kalueshmeria ishte zero per qind. Nje fakt te tille e pohoi edhe drejtori i DAR Kukes Ylli Metalia i cili u ndal specifikisht ne rezultatet e seciles nga 9 shkollat e mesme te rrethit te Kukesit. Ai tha se vlente te theksohej qendrueshmeria e njohurive dhe nota relativisht e mire e maturanteve te shkolles Havzni Nela por nga ana tjeter rezultati shume i dobet ne shkolla te vecanta si ajo e Shemrise apo Zapod ku nxenesit nuk e kaluan dot asnjerin nga dy provimet e lendeve me detyrim.
Ne keto shkolla vecanerisht ne Shemri kemi mungese te stafit profesional tha Metalia duke shtuar se ne kete shkolle edhe kalueshmeria ka qene ne nivelin 53 ndersa ne shkalle rrethi qendronte pak me ulet se mesatarja kombetare. Shkolla te tilla si ajo e Zapodit Shemrise Shtiqnit Bardhocit apo Topojanit po mbahen ne kembe si per inerci te sistemit te kaluar e masivizimit te arsimit bujqesor. Keto shkolla jo vetem qe kane numer te kufizuar nxenesish por kane mungesa te theksuara te kuadrit te profilizuar mesimor.
Krahas evidentimit te ketyre problemeve kishte edhe specialiste qe vleresuan anen e transparences se Matures Shteterore te realizuar ne Kukes pasi provimi i te gjithe maturanteve nga te 9 shkollat e rrethit eshte kryer i perqendruar ne qytetin e Kukesit ku mundesia e kopjimit apo shitjes se provimit ka qene relativisht e vogel. Nje praktike e tille eshte realizuar ne pak rrethe ku rezultatet e provimeve kane qene shume afer realitetit te njohurive te maturanteve. Asnjehere me pare ata nuk kishin rene poshte mesatares kombetare qe eshte diku te 6.7 si note mesatare referuar vitit 2010 por ve ne dyshim te themelte se vazhdimisht provimet e matures si dhe cdo provim tjeter jane manipuluar duke dhene rezultate joreale te nxenesve maturante. Ne shkalle rrethi ne maturen e 2010-s konkurruan rreth 580 maturante ose pak me shume se 90 e numrit te pergjithshem te tyre shumica e te cileve i takojne gjimnazit te Kukesit.