E Shtunë, 31 Tetor 2026

KLSH perballe mangesive ligjore te shoqerive publike

Nje nga misionet e Kontrollit te Larte te Shtetit eshte kontrolli i ligjshmerise rregullshmerise dhe vleresimi mbi veprimtarine ekonomiko-financiare ne shoqerite anonime me kapital shteteror dhe ne shoqerite e perbashketa ku shteti zoteron paketen kontrolluese te aksioneve. Regjimi juridik i ndermarrjeve shteterore eshte i tille qe ne perputhje me objektin e parashikuar ne aktin e krijimit te tyre ushtrojne veprimtari prodhimi tregtie apo sherbimi duke pasur si qellim realizimin e fitimit dhe shtimin e pasurise. Numri i shoqerive publike qe vjen gjithnje duke u reduktuar si pasoje e procesit te privatizimit dhe te falimentimit te atyre degeve qe nuk u pergjigjen dot ndryshimeve strukturore ne ekonomine shqiptare. Megjithate shteti ende ruan nje pjese te konsiderueshme pronesie ne disa dege te ekonomise si transporti hekurudhor ujesjelles prodhimin e naftes etj. Madje duke gezuar dhe te drejten e monopolit ne dege te tjera te rendesishme si prodhim transmetim energjie. Sipas INSTAT-it subjektet ekonomike juridike te kesaj kategorie ne sektorin shteteror zene rreth 1 te numrit te pergjithshem te ndermarrjeve dhe ne to jane te angazhuar 17.3 e te punesuarve ne shkalle vendi.

Autoriteti Portual i nenshtrohet ligjit perkates i cili le evazive formen e ketij subjekti juridik publik duke mos qene as shoqeri aksionare dhe ne te njejten kohe as ndermarrje shteterore por qe duhet te hartoje plan biznesi dhe ti nenshtrohet legjislacionit ne fuqi. Problematike paraqitet dhe statusi i disa ndermarrjeve te ujesjellesve ku nuk ka gjetur akoma zbatim ligji perkates per kalimin ne pronesi te njesive vendore si ne Tirane Durres etj. Gjithashtu verehet se nuk kane perputhje te plote me legjislacionin ne fuqi statutet rregulloret e brendshme kontratat kolektive dhe individuale te punes dokumentet e regjistrimit etj.

Natyrisht shteti sikurse edhe cdo pronar privat ka te drejta te plota per te vendosur per treguesit ekonomike e financiare si te ardhurat vjetore shpenzimet investimet numrin e fuqise punetore etj. Krahas mangesive ne cilesine e pergatitjen e tyre verehen shkelje ne afatet e parashikuara ligjore per hartimin e programeve ekonomiko-financiare mosraportimi periodikisht per marrjen e vendimeve anashkalimi i keshillave mbikeqyres etj. Vec ketyre mungesa e nje udhezimi te hartuar nga Ministria e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes mbi proceduren qe duhet te ndiqet ne hartimin e treguesve te zhvillimit ekonomiko-financiar te shoqerive publike ka sjelle qe jo vetem te kete vonesa ne proceduren e miratimit por te ndryshohet here pas here gjate vitit si ne KESH Albpetrol etj.

Ne vijim funksionimi ligjor i organeve drejtuese dhe marrja e zbatimi i vendimeve perkatese jane drejtime te kontrollit te shoqerive publike. Keshillat drejtues apo mbikeqyres ne te shumten e rasteve nuk permbushin kriteret ligjore te cilesise se perberjes duke e konsideruar si burim shtese te ardhurash per individe te pushtetshem te radhes sesa si menaxhere ne administrimin e shoqerise. Vendimet edhe kur merren u mungon referenca ligjore ose dalin jashte kompetencave te tyre ligjore. Po keshtu edhe drejtuesit ekzekutive shpesh marrin vendime te kunderligjshme si ne lidhje me largimet nga puna copezimin e prokurimeve ne rolin e autoritetit kontraktor paaftesi ne realizimin e treguesve te programuar etj. Ne pergjithesi konstatohet miratimi i vendimeve te nxituara e te pabazuara ligjerisht mosmarrja ne analize dhe shqyrtimi periodikisht i veprimtarise se shoqerise dhe moszbatimi i detyrimit statutor per raportimin ne Ministrine e Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes.

Fusha e pagave dhe shperblimeve per nga madhesia e shpenzimeve ne shoqeri qe pergjithesisht i kalon 40 ne varesi te objektit te veprimtarise perben nje zone te konsiderueshme risku gjate kontrollit te shoqerive publike. Pergjithesisht problematika me e madhe shfaqet ne shoqerite publike financiarisht te dobeta Ujesjellesit ne lidhje me shperblimin ne fund te vitit ku edhe pse shoqeria rezulton me humbje duke humbur ndikimin stimulus te shperblimit dhe duke rritur nivelin e humbjeve. Ose ne shoqeri te tjera p.sh. Porti Vlore sh.a ku ka tejkalime te ndjeshme te treguesve te programuar per fondin e pagave si rezultat i rritjes se pagave gjate vitit por edhe shtimit te numrit te punonjesve pa e trajtuar kete si shkelje te disiplines financiare. Ne kete kuader nuk mbeten jashte vemendjes edhe kontrolli i shpenzimeve per udhetim e dieta oret jashte orarit apo dhe sponsorizimet. Mangesite ne dokumentacionin perkates ne disa raste nivelet e larta te pagesave apo mangesite ne dokumentacionin e subjekteve te sponsorizuara perbejne problematiken me te pergjithshme ne kete ceshtje.

Mbajtja e evidences kontabel respektimi i afateve per nxjerrjen shqyrtimin dhe miratimin e bilanceve saktesia e dokumentacionit baze financiar ndonese ka permiresime si rezultat i informatizimit te ketij procesi perseri konstatohen probleme. Ne fushen e menaxhimit financiar jane verejtur abuzime ne shpenzimet per personelin mungese te dokumentacionit justifikues ne kryerjen e pagesave me arke apo me ane te bankes sponsorizime te padokumentuara abuzime ne perdorimin e kursit te kembimit te valutes mosshlyerje ne afat e detyrimeve te ndryshme mangesi ne vleresimin e aseteve te shoqerise etj. Kryerja e prokurimeve ne menyre elektronike ka zvogeluar mundesine e nderhyrjeve dhe eshte shtuar konkurrenca por ne mjaft raste fituesit jane me oferta anomalish te uleta. Mungesa e kapaciteteve perkatese prokuruese ne shoqerite publike ben qe mangesite te shfaqen ne procedura dhe ne zbatimin me mangesi te prokurimeve kryesisht ne fushen e ndertimeve mosrealizimin ne afat te kontrates per mallra etj.

Gjendja evidentimi ndjekja sistemimi dhe arketimi i debi-kredive rezulton te jete problematik pothuajse ne te gjitha subjektet megjithese pergjithesisht jane te evidentuara. Ne disa raste keto dukuri nuk jane marre ne analize nga Keshillat Mbikeqyres dhe drejtuesit ekzekutive dhe ka rene numri i padive ne gjykate. Shqetesuese per shoqerite publike mbetet parandalimi i krijimit te debitoreve te rinj.

Lidhur me funksionimin e auditit te brendshem verehet se nuk ka perputhje me standardet e auditimit procedurat dhe kerkesat e percaktuara ne manualin e auditit te brendshem publik. Pergjithesisht njesite e auditit te brendshem jane ne varesi te Keshillit Mbikeqyres dhe te Drejtorise se Shoqerise por ka raste qe jane ne varesi vetem te drejtorit ekzekutiv. Gjate kontrolleve jane konstatuar se ne disa shoqeri kane vepruar me shume vonese per caktimin e auditeve sidomos neper filiale duke lene vendet vakante per nje kohe te gjate. Krahas perpjekjeve qe bejne njesite e auditit eshte konstatuar se numri vjetor i auditeve ka qene planifikuar thuajse ne te njejtin numer dhe subjekte si nje vit me pare pa ndonje ndryshim. Madje ne disa shoqeri publike ku auditi i brendshem perfaqesohet nga nje person veprimtaria audituese deformohet duke u reduktuar thjesht ne verifikuese te ceshtjeve spontane ose duke dubluar punen e sektorit te Finances.

Gjate vitit 2010 jane zhvilluar kontrolle ne 7 shoqeri publike ku ne varesi te problematikes se konstatuar jane rekomanduar masa te ndryshme. Vetem per permiresimin e menaxhimit jane rekomanduar mbi 80 masa organizative. 14 masa u jane rekomanduar subjekteve per zhdemtimin e vleres mbi 9 milione leke. Po ashtu eshte kerkuar ndeshkimi i mbi 150 personave pergjegjes ne nivele te ndryshme drejtimi qe nga drejtues te larte dhe deri te punonjes te thjeshte me masa disiplinore qe nga largimi nga puna deri te verejtja si dhe me masa administrative me gjobe nga 50-150 mije leke. Eumlshte e rendesishme te theksohet se asnjehere nuk ka qene qellim ne vetvete rekomandimi i masave ndeshkuese kundrejt subjekteve te kontrolluara gje qe ka bere qe te gjitha rekomandimet jo vetem te mos kontestohen por te pranohen e te zbatohen nga shoqerite ne nivelin mbi 80 e vertetuar kjo nga kontrolli i ushtruar nga KLSH per zbatimin rekomandimeve.

Autori Pergjegjes i sektorit per Marredheniet me Publikun ne KLSH

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›