E Diel, 1 Nëntor 2026

Kushtetuta liber i shenjte i shtetit te se drejtes

Fale Kushtetutes Shqiperia prej 12 vjetesh prezantohet si nje shtet modern i vendosur per te ndertuar Shtetin e se Drejtes per te garantuar respektimin e te drejtave dhe lirive themelore te te gjithe qytetareve te saj per te garantuar balancimin dhe ndarjen e pushteteve pavaresine e pushtetit gjyqesor etj.

Megjithese ka kaluar nje kohe relativisht e shkurter mendimi mbizoterues qe besoj na kenaq te gjitheve eshte se Kushtetuta shqiptare eshte nje dokument solid me vlera te pakundershtueshme e cila i ka sherbyer ngritjes dhe funksionimit te institucioneve te shtetit shqiptar. Referimet ndaj rendesise se garancive kushtetuese gjithnje e me shume po behen pjese e jetes politike por edhe e nje debati me te avancuar ne fushen akademike e me gjere mbi rendesine e interpretimit kushtetues duke e konsideruar ate me te drejte si nje Kushtetute te gjalle.

Kushtetuta jone duhet te trajtohet si nje pasuri kombetare jo vetem per faktin se eshte hartuar dhe miratuar me shume perpjekje por gjithashtu se e meriton te trajtohet si kushtetutat e tjera te vendeve demokratike megjithese nuk ka te njejten histori qindravjecare si to. Sigurisht kjo nuk perjashton evoluimin pasurimin e saj ne te ardhmen me qellim shtimin e vlerave ne vite duke marre ne konsiderate moralin aktual te modernizimit te shoqerise tone dhe ndjenjat e qytetareve.
Ne vendet demokratike Kushtetuta smund te ribehet kollaj as nga legjislativi por ajo mund te permiresohet me ndryshime te pjesshme apo me shtesa te dispozitave te vecanta gjithmone duke pasur si qellim pasurimin e standardeve baze te dispozitave themelore e parimore. Pra ajo duhet te sherbeje si skeleti baze mbi te cilin duhet te ndertohet vizioni i kohes dhe realizmi modern te beje punen e vet.

Per kete qellim Kushtetuta duhet te mbrohet nga cdo organ kushtetues publik ose jo nga cdo organizem joqeveritar pse jo dhe nga cdo qytetar i vendit.

Pushteti legjislativ ekzekutiv dhe vecanerisht ai gjyqesor jane te ngarkuara me mbrojtjen e Kushtetutes se vendit. Rol te vecante ka Gjykata Kushtetuese si garante e Kushtetutes e cila ben interpretimin perfundimtar te saj pavaresisht se kete funksion ne veprimtarine e perditshme kerkojne ta bejne te tyre organe te tjera.

Me rendesi te madhe dhe me nje pergjegjesi te tille eshte konsideruar kudo veprimtaria interpretuese e Kushtetutes nga Gjykata Kushtetuese. Pavaresisht mendimeve e opinioneve te vecanta mendoj se praktika e interpretimit kushtetues mbi disa dispozita te Kushtetutes i ka shtuar vlera kesaj te fundit dhe ka qartesuar shume pjese te saj. Ne fillimet e veprimtarise se vet nga Gjykata jane pranuar kerkesa per te qartesuar permbajtjen e nje apo te disa normave te saj dhe me kalimin e viteve kjo praktike ka evoluar me kujdes duke pranuar te nderhyje vetem kur kane lindur dhe jane mbajtur qendrime te ndryshme mbi nje problem te caktuar. Keshtu duke modifikuar praktiken e saj ajo eshte shprehur se ndodhur para nje rasti kur kerkuesi evidenton qendrime te ndryshme nga Kuvendi i Shqiperise me qellim te evitimit te qendrimeve kontradiktore e cmon te nevojshme te beje interpretimin perfundimtar te pikes 2 te nenit 77 te Kushtetutes.

Teorite mbi konstitucionalizmin dhe qasjeve te ndryshme te interpretimit kushtetues ofrojne ide dhe mekanizma per kete qellim ku qendrimet e Gjykates Kushtetuese konsiderohen pjese perberese e Kushtetutes te detyrueshme per cdo institucion apo individ. Fakti qe Gjykata Kushtetuese ka dhene mbi 15 vendime te tilla eshte nje gje pozitive por qe kurrsesi nuk duhet te keqperdoret as nga organet qe kane te drejte te vene ate ne levizje dhe as nga vete kjo gjykate qe vitet e fundit te praktikes me te drejte ka perqafuar idene se interpretimi duhet te behet vetem atehere kur ekzistojne qendrime te ndryshme per nje problem konkret pra kur jemi para situates se nuk ekziston nje interpretim i vetem i drejte por me shume.

Pervec rolit te Gjykates Kushtetuese si garante e Kushtetutes dua te qendroj shkurtimisht dhe te detyrimi i gjykatave te sistemit te zakonshem gjyqesor ne drejtim te kontrollit kushtetues ne rrethanat e parashikuara nga neni 145 i Kushtetutes sipas te cilit kur gjyqtaret cmojne se ligjet vijne ne kundershtim me Kushtetutenhellip.. pezullojne gjykimin dhe ia dergojne ceshtjen Gjykates Kushtetuese

Sa me siper gjyqtaret jane aktore te rendesishem per kontrollin e kushtetutshmerise se ligjeve dhe kane pergjegjesine e madhe per te zbatuar kete dispozite gjate dhenies se drejtesise. Dua te citoj kolegun e nderuar Z. Traja se kontrolli i kushtetutshmerise ne kuptimin material shfaqet si operacion intelektual qe konsiston ne ballafaqimin e nje norme me Kushtetuten cilido qofte gjyqtari qe e zhvillon kete veprimtari dhe cilido qofte lloji i gjykimit ku perfshihet ky verifikim K.Traja faqe 17 Drejtesia Kushtetuese

Eumlshte shume e rendesishme qe idete e Kushtetutes te zbatohen ne menyre vullnetare e te ndergjegjshme sepse Kushtetuta eshte nje dokument i gjalle qe merr jete nga zbatimi apo interpretimet e te gjitha subjekteve qe kane detyre ta zbatojne ate. Aktoret dhe faktoret kombetare nuk duhet te tolerojne me qe shkelja e Kushtetutes apo ligjeve te vendit sidomos kur kjo ndodh nga ato organe kushtetuese te ngarkuara me zbatimin e tyre te konsiderohet si proces normal i tranzicionit tone demokratik. Kjo kurrsesi nuk duhet te kthehet ne nje kulture shqiptare apo ballkanase e kushtezuar nga specifika gjeopolitike. Gjithashtu apatia apo frika asnjehere nuk jane keshilltare te mire.

Duke e trajtuar Kushtetuten nje liber te shenjte ne perpjekjet tona te perbashketa per forcimin e shtetit te se drejtes cdo pervjetor i saj krijon nje pervoje dhe nje mundesi me teper ne perpjekjet e perbashketa per forcimin e demokracise ne vend. Prandaj eshte e rendesishme per ne juristet te mblidhemi gjithmone per te perkujtuar ditelindjen e Kushtetutes me problematikat e zbatimit apo interpretimit te saj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›