Greqia do dalë ngazona euro, Papandreupërgënjeshtron
ATHINE- Kryeministri grek, Jorgos Papandreu përgënjeshtron vlerësimet sipas të cilave Greqia do të dalë nga zona e euros.
Vlerësimi rezultoi në një sondazh të publikuar nga agjencia informative Bloomberg, dhe shkaktoi alarm e panik në Athinë.
Agjencia informative Bloomberg publikoi një sondazh, sipas të cilit 41% e investitorëve dhe analistëve të çështjeve ekonomike, besojnë se Greqia do të detyrohet të dalë nga eurozona. Përkundër këtyre, 34% e konsiderojnë të pamundur këtë zhvillim.
Kryeministri, por edhe unioni bankar vendas theksuan se vlerësimet nuk kanë asnjë bazë dhe se Greqia do t’i realizojë objektivat e saj në kuadër të planit për stabilitet ekonomik.
“Do të doja të përgënjeshtroja gjithë skenarët keqadashës që qarkullojnë për ekonominë greke. Jemi në rrugë të sigurt për të realizuar në mënyrë të qëndrueshme objektivat tona ekonomiko-financiarë."
"Dua të theksoj dhe të garantoj që, po të mos biem preh e kësaj thashethemnaje të pabazë që qarkullon ndërkombëtarisht, Greqia do të dalë më e fortë nga kjo krizë”, deklaroi të martën vonë zoti Papandreu.
Ndërkohë, inflacioni në vend ka shënuar rritjen më të lartë pas 13 vjetësh.
(s.g/Bbc/BalkanWeb)