Steinberg pas takimeve Vleresoj perkushtimin e Prokurorise per hetimet

Ne mbyllje te vizites se tij ne Tirane zevendessekretari Amerikan i Shtetit z. James Stainberg ka dhene nje konference shtypi per mediat ku ka vleresuar perkushtimin e institucionit te Prokurorise dhe prokurores se Pergjithshme per hetimin e plote te ngjarjes se 21 janarit.
Vizita ime sot eshte nje sfide ne Shqiperi. Ne jemi shume te trishtuar per humbjen e 4 jeteve me 21 janar. Per te gjitha palet eshte shume i rendesishem nje hetim teresor gjitheperfshires dhe mjetet kushtetuese qe jane ne funksion i japin te drejten Prokurorise te kryeje nje hetim te plote. shte e rendesishme te kuptohet se ky hetim eshte ne vijim dhe eshte e parakohshme te thuhet se cfare do behet me tej. Vleresoj perkushtimin e prokurores per hetim te paanshem dhe te plote iu pergjigj ai pyetjes se gazetareve ne lidhje me punen e institucionit te akuzes.
Ndersa ne lidhje me rrugen qe duhet te ndiqet nga palet per te dale nga kriza Steinberg tha se cfare do te behet me tej duhet te vendoset nga vete shqiptaret. Ndersa marrin keto vendime ata duhet te udhehiqen nga parime demokratike si respekti per Kushtetuten dhe shtetin e se drejtes zgjedhje te hapura dhe te drejta perkushtimin per te biseduar ne menyre te civilizuar per te trajtuar sfiden e korrupsionit kjo shume e rendesishme per te gjitha demokracite.
Ne lidhje me protestat paqesore te opozites Steinberg u shpreh se ato jane te rendesishme per te shprehur mendimet dhe pikepamjet. Nuk eshte e nevojshme qe te perdoren mjete jokushtetuese per te arritur ate qe duhet. Ne i kemi keshilluar palet ne Shqiperi qe te mbeshteten tek mjetet kushtetuese per te ecur perpara.
Zevendessekretari Amerikan i Shtetit beri gjithashtu te ditur se gjate takimeve te sotme te gjithe lidereve u eshte kerkuar e njejta gje. Respekt per shtetin e te drejtes dhe kushtetuten per procesin zgjedhor te percaktuar nga kushtetuta pjesemarrje ne proceset elektorale dhe kuadrin ligjor e debat te civilizuar. Keto jane gjera qe i do i gjithe populli shqiptar. Me e rendesishmja eshte se cfare ata do te bejne ne vijim. Vleresoj tonin pozitiv te perdorur nga te gjithe dhe shpresoj se kjo do te vazhdoje.