Steinberg viziton Kosovën

Zëvendëssekretari i Shtetit, James Steinberg, të mërkurën më 7 prill do të vizitojë Kosovën, në kuadër të turneut në rajon, raporton Reuters.
Javën e kaluar, Steinberg tha se pavarësia e Kosovës ka qenë forcë për stabilitetin në rajon dhe se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm në dy vitet e para si shtet i pavarur.
Steinberg tha se një nga çështjet për të cilën dëshiron të bisedojë është si të lehtësohet puna e EULEX-it në Kosovë dhe si të ndërtohen ura mes dy komuniteteve.
Ai tha se gjatë vizitës do të bisedohet në mënyrë pragmatike për shtimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës.
Stainberg shtoi se SHBA janë shumë të inkurajuara që fqinjët e Kosovës po ndërmarrin hapa pozitive ndaj Prishtinës, duke vendosur marrëdhënie diplomatike dhe duke shkëmbyer ambasadorë.
Kjo, tha ai, flet për një kuptim praktik në Ballkan lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Shtetet e Bashkuara, tha Steinberg, dëshirojnë të shohin që kosovarët të gëzojnë po ato përfitime që mund t'i kenë edhe vendet tjera në rajon.
Turneun në Ballkan, Steinberg e fillon nesër në Slloveni, ndërsa bashkë me ministrin e Jashtëm të Spanjës, Miguel Angel Moratinos, do ta vazhdojë në Bosnjë e Hercegovinë, Serbi dhe Kosovë.